74-vjet më parë, më 31 dhjetor të vitit 1943 e deri me 2 janar 1944, në fshatin Bujan të Malësisë së Tropojës, është mbajtur Konferenca e Bujanit, në përpjekje për ta afirmuar të drejtën e kombeve për vetëvendosje pas luftës kundër forcave fashiste. Konferenca u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, Në Konferencë morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit. Ajo zgjodhi kryesinë prej 9 vetash: Mehmet Hoxha (kryetar) ish-prefekt i Elbasanit, Rifat Berisha (nënkryetar) ish-Prefekt i Gjilanit, Pavle Joviçeviq, nënkryetar, Tefik Çanga, sekretar, ndërsa anëtarë u zgjodhën: Xheladin Hana Fadil Hoxha, Hajdar Dushi, Zekeria Rexha, Milan Zeçari dhe Ali Shukriu. Më 8 gusht të vitit 1945, në Konferencën e Prizrenit, po këta delegatë votuan për shfuqizimin e Rezolutës së Bujanit, që parashihte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërkohë që komunistët e Kosovës tradhtuan interesat kombëtare të shqiptarëve dhe votuan që Kosova të mbetet pjesë përbërëse e Serbisë dhe Jugosllavisë, në kufijtë që ishin caktuar qysh në Konferencën e Versajës të vitit 1918, e cila la jashtë Shqipërisë dy të tretat e territorit të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …