Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do të jetë sponsore e përbashkët enjë rezolute në Kombet e Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995. Rezoluta do të paraqitet më 17 prill para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do të votohet më 2 maj. Në pritje të 30-vjetorit të gjenocidit që do të përkujtohet në vitin 2025, ku humbën jetën të paktën 8.372 njerëz dhe po aq familje u shkatërruan, ne i bëjmë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të miratojë rezolutën e mëposhtme për ta shënuar 11 korrikun çdo vit si një ditë ndërkombëtar”, tha Osmani. Maqedonia e Veriut u bashkohet Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera si bashkë-sponsore të kësaj rezolute.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …