Rezultati i sondazhit të UBO Consulting, i porositur nga Vetëvendosja i ka trazuar partitë e opozitës

Një sondazh i publikuar ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson e para me një dallim, të madh me partitë tjera, ka nxitur reagime të ashpra në mesin e opozitës. Në sondazhin e porositur dhe të financuar Lëvizja Vetëvendosje kryeson në vend të parë me 48.5 për qind ndërsa PDK-ja me 18.2 për qind. Pas PDK-së, sipas sondazhit, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës, me 17.9 për qind. Krerët dhe zyrtarët e partive opozitare e kanë quajtur të porositur këtë sondazh, derisa kanë akuzuar partinë në pushtet për manipulim e propagandë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur propagandë sondazhin e publikuar, derisa ka prezantuar matjet që ata si LDK kanë bërë. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të matin forcat aty. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që Prokuroria të ndërhyjë dhe të hetojë se prej nga janë marrë paratë për këto matje të opinionit publik, ngase siç thotë ai një hulumtim i thjeshtë sot kushton prej 25 e deri në 50 mijë euro. Shtrenjtim enorm i rrymës e i gjithë artikujve elementarë ushqimor. Kosto e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para të paguajë  sondazhe me rezultatin e tyre! Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …