Riçard Grenell, ish-Emisari Special i kryetarit amerikan, Donald Trump sërish është përfshirë në debatin mbi Marrëveshjen e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë dhe vizitën e tij, në disa vende të Ballkanit. Ai ka shkruar se administrata e kryetarit Biden haptas i përkrah Marrëveshjet ekonomike të Trumpit. Pasi një gazetar amerikan ka kritikuar presidentin Trump se po mundohet të bëjë politikën e tij të jashtme në Ballkan edhe tani kur nuk është më president. Reporteri radikal nuk e di se administrata e Biden haptas përkrah Marrëveshjet Ekonomike të Trumpit për Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar Grenell.
