Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, në administratën Trump, z Richard Grenell, në një postim të tij e ka akuzuar kryeministrin Kurti për zhvillimet, në veri. Grenell është shprehur vullgarisht se Kurti kishte bërë me “gisht të mesit” ndaj kërkesave të Amerikës dhe BE-së për shtendosjen situatës në veri të Kosovës. Në Mitrovicë të Veriut është arrestuar më herët një person me emrin Millun Milenkoviq, i cili sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ishte prijës i bandave kriminale. Joe Bideni dhe evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta shtendos situatën dhe të nis menjëherë zgjedhjet e reja. Kurti tani ua ngriti gishtin e mesëm dhe e eskaloi më tej situatën, ka shkruar Grenell, duke pretenduar se kryetarit, Xho Bajden i ka rënë autoriteti.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …