Ish i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë. Lajmin e ka bërë publik vetë Grenell përmes një postimi ku ka zbardhur një nga temat e diskutimit që ka pasur me Edi Ramën. Grenell tha se duhet të bëhet akoma më shumë për të çliruar ish-presidentin Hashim Thaçi nga burgu i padrejtë në Hagë. “Kam drekuar me kryeministrin Edi Rama, nga aleati ynë i madh në NATO, Shqipëria. Ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar Hashim Thaçin nga 3 vitet e burgut të tij në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se janë manipuluar nga Xhek Smith”, shkruan Grenell në një postim të tij.
