Para pak ditësh, në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angjelo Mikele Ristuçia, kishte vlerësuar se misioni i NATO-së “nuk është çadër për t’u strehuar pas veprimeve të njëanshme”, duke lënë të nënkuptohen veprimet e Qeverisë Kurti në eskalimin e situatës në veri të vendit. Këtë deklaratë, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka cilësuar si akuzë serioze drejtuar kryeministrit, Albin Kurti. Në një përgjigje të tij për mediet, Grenelli ka deklaruar se këto akuza janë serioze dhe se populli i Kosovës meriton të jetë më mirë, pasi Kurti ka arritur ta izolojë plotësisht vendin. Grenelli ka shprehur shqetësimet e tij edhe në lidhje me mandatin e kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri të Kosovës. “Nëse ata janë zgjedhur siç duhet, atëherë pse BE-ja po kërkon zgjedhje të reja?”, ka pyetur Grenell.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …