Në një takim të mbajtur, në Vjenë, Riçard Grenell, ish-dërguar special i z. Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe ish-drejtor i Inteligjencës, prezantoi vizionet e tij për politikën e ardhshme amerikane, duke tërhequr vëmendjen e të djathtës revizioniste në Ballkan. Sipas gazetës austriake ‘Der Standard’, e djathta radikale në rajon, përfshirë presidentin ekstremist të Republika Serbe, Milorad Dodik, kishte interes të madh për këto diskutime. Grenell, i cili mund të bëhet Sekretar i Shtetit në një mandat të ardhshëm të administratës se Donald Trumpit, është aktualisht i angazhuar në projekte të rëndësishme në Ballkan, duke përfshirë transformimin e ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, në Beograd, në një kompleks luksoz. Ky zhvillim është i lidhur me lobimin e Serbisë në Uashington dhe përpjekjet për të ndikuar në politikën e jashtme amerikane përmes marrëveshjeve të pasurive të paluajtshme dhe lidhjeve politike. Ekspertët në Evropën Juglindore shprehin shqetësime për ndikimin që një administratë e dytë i z, Trump mund të ketë në rajon, duke përfshirë mundësinë e rishikimit të kufijve dhe ndarjen e Kosovës, një çështje që ka shkaktuar kundërshtime në të kaluarën.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …