Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi këshilltari Special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, e ka telefonuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, për të diskutuar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe të prillit dhe jo ndonjë zyrtar i lartë i Shtetit. Grenell ka pyetur se pse një punonjës e telefonon kryeministrin Kurti dhe jo Sekretari i Shtetit, Këshilltari për Siguri Nacionale apo kryetari i Amerikës. Kosova meriton më shumë respekt ka shkruar Grenell në një postim të tij.
