Grenell

Riçard Grenell: Njerëzit që punojnë në Departamentin Amerikan të Shtetit, janë të frustruar me veprimet e kryeministrit, Albin Kurti

Ish-emisari amerikan në administratën e kryetarit Donald Trump për bisedimet Kosovë -Serbi Richard Grenell, në një intervistë për T7 ka komentuar rreth takimit të 14 shtatorit në Bruksel. Ai thotë se të dyja palët janë fajtore që s’pati progres, por thekson se komuniteti ndërkombëtar është unik sa i përket veprimeve të Kurtit në Veri, ata  i kanë dënuar ato. Në Departamentin Amerikan të Shtetit, njerëzit që punojnë aty, janë të frustruar me Kryeministrin Kurti, duke paralajmëruar se do të ketë pasoja për të. Grenell thotë se është admirues i Presidentit Thaçi ndërsa thekson se ai ndodhet në Hagë për shkak të urretjes së ish -Kryeprokurorit Jack Smith ndaj ish -Presidentit Trump. Grenell ka folur edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit në 3 vjetorin e saj. Thotë se administrata e Biden bëri një gabim rreth ujdisë që u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …