Richard Grenell akuzon Qeverinë e Kosovës për hipokrizi dhe paaftësinë e qeverisë Kurti, për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit

Emisari special i presidentit amerikan, Donald Trump, z, Richard Grenell, ka intensifikuar angazhimet e tij në trajtimin e çështjeve të ndërlikuara në lidhje me marrëdhëniet Amerikë-Kosovë. Në një deklaratë të fundit, ai kritikoi ashpër qeverinë e tanishme të Kosovës, duke e cilësuar si një partner të paqëndrueshëm dhe duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimet e saj ndaj administratave amerikane. Marrëdhëniet u përkeqësuan gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan paaftësinë e qeverisë Kurti për të nxitur zhvillimin ekonomik. Riçard Grenell akuzoi kryeministrin Albin Kurti për nxitje të zënkave politike dhe për veprime unilaterale që kanë dëmtuar rëndë raportet mes dy vendeve. Kurti i solli marrëdhëniet Kosovë-Amerikë në pikën më të ulët, duke u dënuar nga liderë evropianë, NATO dhe administrata e Bidenit. Përkundër mbështetjes së tij për Joe Biden dhe Kamala Harris, ai përsëri u kritikua nga ata,  nënvizoi  Riçard Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi zgjedhjen e z. Xhon Ratcliffe drejtor të CIA-s, me 74 vota pro dhe 25 kundër

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi zgjedhjen e z. Xhon Ratcliffe drejtor të …