Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi në administratën e Donald Trumpit, z. Richard Grenell, ka kritikuar BE-në se po dështon në dialogun e Brukselit. Ai thotë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po dështon, sepse Departamenti i Shtetit po negocion me evropianët dhe, ndërsa BE-ja ka më shumë fjalë se vepra. Në një intervistë për televizionin serb RTS, Grenelli tha se Albin Kurti i hedh poshtë të gjitha idetë dhe se nuk i bën dobi. Mendoj se ne e dimë që Kurti thjesht nuk është i dobishëm në këtë situatë. Kam biseduar me të dhe ai është dikush që nuk i ka pëlqyer kurrë asnjë ide. Ai hodhi poshtë çdo ide që i ofronin amerikanët. Tani ai hedh poshtë idetë e ofruara nga evropianët. Edhe administrata ‘Biden’ duhet ta kritikojë atë. Unë gjithashtu mendoj se ai nuk po i shërben popullit të tij. Nuk ndihmon në këtë situatë. Sipas Grenellit, Kurti ka refuzuar edhe idetë e ish-presidentëve të SHBA-së, Bill Clinton e Barack Obama, ndërsa thotë se Amerika e ka kuptuar se është i padobishëm në dialog.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …