Emisari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell ka njoftuar se është caktuar takim i ri mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Me anë të një postimi në Twitter, Grenell ka bërë të ditur se takimi është caktuar për datën 2 shtator në Uashington. “Jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen më 2 shtator për negociata në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Grenell. Kujtojmë se takimi i parë i planifikuar për 27 qershor ishte anuluar shkaku i publikimit të aktakuzave nga Prokuroria e Specializuar kundër kryetarit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …