Richard Grenell

Richard Grenell do të vazhdojë të jetë i dërguar i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Richard Grenell do të vazhdojë të jetë i dërguar i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i tij, Dick Custin.“Ambasadori Grenell mezi pret që të ndodhin diskutimet e rradhës në kuadër të dialogut, sapo të vendoset përbërja e re e qeverisë”, ka thënë Custin. Më herët, agjencia gjermane DPA raportoi, se Richard Grenell po planifikon që të dorëhiqet nga pozita e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Gjermani.Ky lajm vjen disa ditë pasi Senati amerikan konfirmoi John Ratcliffe, në postin e drejtorit të agjencisë kombëtare të inteligjencës. Në muajin shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump emëroi ambasadorin Grenell ushtrues detyre të shefit të kësaj agjencie.Nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia janë pajtuar në parim për vendosjen e linjës direkte ajrore, Prishtinë – Beograd, si dhe për hapjen e linjave hekurudhore dhe autostradave që do t’i lidhnin jo vetëm këto dy vende, por edhe rajonin me BE-në.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashimi Evropian ka ngecur që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e mëparshme e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi një taksë 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Qeveria e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, e hoqi taksën në muajin prill. Vendimi u mirëprit nga institucionet evropiane dhe vendet anëtare të saj. Por, Shtetet e Bashkuara kërkuan edhe heqjen e masës së reciprocitetit tregtar të cilën e vendosi qeveria Kurti. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …