Grenell

Richard Grenell ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi, gati tre muaj pas nisjes së protestave të studentëve dhe qytetarëve

Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi, gati tre muaj pas nisjes së protestave të studentëve dhe qytetarëve për shkak të shembjes së një tende hekurudhore në Novi Sad më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 15 qytetarë  dhe disa të tjerë u plagosën.  Grenell u ka dërguar mesazhe  protestuesve duke thënë se është “gjithmonë e rëndësishme që ata të ngrenë zërin dhe të dëgjohen”, por ka paralajmëruar se “të gjithë duhet të dënojnë dhunën dhe t’i përmbahen demonstratave paqësore. Procesi demokratik duhet të respektohet. Ne nuk i mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose që marrin me forcë ndërtesat qeveritare. Nëse nuk ju pëlqen një ligj apo një udhëheqës, atëherë punoni për ta ndryshuar atë – por mos përdorni dhunën”, ka shkruar Grenell.  Grenell shërbeu si ambasador në Gjermani gjatë administratës së parë të Trump, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e paqes Kosovë-Serbi, dhe kreu një detyrë si drejtor i inteligjencës kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në gjithë vendin

Qindra studentë serbë kanë marshuar nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave që kanë tronditur vendin

Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në …