Richard Grenell

Richard Grenell, ka reaguar kundër deklaratës së kryekuvendarit, Konjufca, i cili fajësoi kryetarët amerikan, Obama dhe Biden

Richard Grenell, Emisar Presidencial për Misione të Posaçme në administratën Trump, ka reaguar kundër deklaratës së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili fajësoi administratat Obama dhe Biden për vendosjen e Kosovës në një pozitë të disfavorshme ndaj Serbisë. Grenell, i cili riktheu vëmendjen në marrëdhëniet e tensionuara midis Kosovës dhe Amerikë gjatë mandatit të kaluar, kritikoi qasjen e qeverisë-Kurti ndaj administratave amerikane.  Këta shpenzuan katër vite duke i bërë  komplimente Joe Biden-it dhe duke marrë pjesë në konventa dhe në festa të tyre. Pse nuk u ankuan më parë?” Kjo deklaratë erdhi dy ditë pas inaugurimit të Donald Trump dhe përbën një kritikë të drejtpërdrejtë për politikat dhe qasjen e qeverisë Kurti ndaj administratës së Joe Biden. Reagimi i Grenell-it ka rikthyer në vëmendje hendekun diplomatik, që është krijuar gjatë viteve të fundit në mes të Kosovës dhe Amerikës, me kryeneçësinë dhe arrogancën e Qeverisë-Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kongresistin amerikan, Torres gjatë vizitës së tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  është takuar me kongresistin amerikan, Torres …