Ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë që qytetarët e Ballkanit meritojnë një kyetar amerikan që u kushton vëmendje atyre. Në video mesazhin, i cili përfshin fotografi nga takimet që Grenell pati me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, Grenell kujton se kryetari Trump solli “krerët e shteteve të Serbisë dhe Kosovës në Zyrën Ovale në shtator të 2020-ës i cili sipas tij, nënshkroi një marrëveshje historike ekonomike, por që administrata e Biden humbi mundësinë që iu dha atyre nga Trump”. Grenell shkroi në Twitter se dështimi i madh i ekipit të presidentit aktual Biden është se ai neglizhoi rezultatet e arritura nga administrata Trump në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …