I dërguari i posaçëm i kryetarit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas takimeve që mbajti sot në Prishtinë, ka vizituar edhe Beogradin. Në takim me kryetarin serb, Aleksander Vuçiq, Grenell tha se Trump është krenar me përfshirjen e SHBA-ve në ekonominë serbe. Grenell tutje tha se në këtë regjion ka ardhur që t’i dalë në ndihmë Kosovës dhe Serbisë në përpjekjet e tyre për progres. Ai foli edhe për marrëveshjen për linjën e fluturimeve, teksa ripërsëriti se taksa duhet të hiqet. Grenell nuk la pa përmendur edhe fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, për të cilën tha se duhet të ndalet, ndërkaq që më heqjen e taksës normalizohet edhe lëvizja e lirë. Në këtë formë, Grenell tha po ashtu se ai do ta përcjell energjinë që mbizotëron në SHBA, dhe çështjet politike duhet të lihen anash për t’u fokusuar tek ekonomia dhe avancimi.
