I Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj deklarimeve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se nuk do ta respektojë marrëveshjen e Uashingtonit, pas ardhjes së partisë së tij në qeveri. Albin Kurti është shprehur i prerë sa i përket zbatimin të marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e SHBA-së, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. “Një gjë është e sigurt, ju gjithmonë mund të llogarisni në Kurtin që të jetë kundër SHBA-ve. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qiratë, atë e bëjnë vendet e punës”, ka shkruar Grenell në “Twitter”.
