leoni

Richard Mills: Kosova e Serbia të rifillojnë dialogun, në Bruksel për përmbylljen e një marrëveshjeje me njohje reciproke

Richard Mills: Kosova e Serbia të rifillojnë dialogun, në Bruksel për përmbylljen e një marrëveshjeje me njohje reciproke

Përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po diskutohet  për Kosovën, Richard Mills, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të rifillojnë dialogun në Bruksel për përmbylljen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke. Amerika e mbështet fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, tanimë me qeverinë e re të Kosovës. Është arritur progres nga palët edhe pse mund të mos shihet aty në raportet e këtij mëngjesi, por këto kanë kontribuar në përmirësim e jetës të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi. Ngjashëm zotimet e dhëna nga Kosova dhe Serbia, në shtator të vitit 2020 kanë përforcuar themelin e bashkëpunimit ekonomik, zhvillimit dhe normalizimit. Ne besojmë që ka shumë bazë të mirë dhe ka shumë pak kohë për të humbur. Kështu që ne  inkurajojnë të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e kaluara dhe t’i qasen rifillimit të dialogut në mënyrë pragmatike dhe produktive, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit“, tha përfaqësuesi amerikan Riçard Mills.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …