Rifat Berisha, fitues i festivalit “Rapsodia Shqiptare”

Në natën finale të festivalit “Rapsodia Shqiptare’’, nga juria profesionale janë shpallur fituesit e çmimeve kryesore që ndahen në këtë festival, ku vendin e tretë e mori Fetije Terstena, vendin e dytë Resmije Krasniqi, kurse vendin e parë, fitues i këtij festivali, për këtë vit u shpallë këngëtari, Rifat Berisha, i cili këtë çmim e mori nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Gjatë këtij festivali u ndanë edhe çmime tjera si, çmimi i 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të cilin e mori Merita Sahiti, çmimi grupi më autentik shkoi për grupin “Lulet e Malësisë”, çmimi i publikut i takoi Festim Mazrekut, debutanti më i mirë, Rrezarta dhe Blinor Gashi, veterani i festivalit, Januz Mushkolaj si dhe çmimi i karrierës, Imer Sefë Mleqani. Festivali “Rapsodia Shqiptare’’ zgjati tri ditë, kurse është përkrahur nga Komuna e Skenderajt, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, “Fashion Designer Kosovare e Fitore”, “Foto Kabashi, “Foto Dani”, “Hilli Production”, kurse sponsor medial ishte Radio Televizioni i Kosovës- RTK. Ky festival u drejtua nga Ramiz Shala, Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Skenderajt, bashkë me ekipin koordinues.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …