Në 21 vjetorin e Epopesë së UÇK-së në Dukagjin, në emër të të gjitha familjeve të dëshmorëve vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari z. Rifat Jashari tha se jo vetëm në përvjetorë por gjithnjë duhet të jenë të bashkuar si sot. Fal gjakut të dëshmorëve e gëzojmë lirinë, tha në përshëndetjën e tij para të pranishmëve në Gllogjan z. Rifat Jashari.
