Ministri i Shëndetësisë, shqiptaro-amerikani, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Qeverisë Kurti. Në letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti, thuhet: “Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje, pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, që nga sot me datën 6 tetor 2022”. Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe. Kohë më parë, kryeministri, Albin Kurti ka themeluar edhe një Komision special për Shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë. Krijimi i këtij komisioni ishte bërë për mosbesim ndaj punës së Rifat Latifit, të cilin Albin Kurti e kishte ftuar për të ardhur nga Amerika si kuadër me “tru”, sikur thuhet zakonisht për kuadrot me origjinë shqiptare që importohen nga shtetet e huaja për në Kosovë, jo duke u bazuar në profesionalizmin e tyre, por me fatin se janë shkolluar jashtë vendit, sikur është Dimal Basha, trimi i Albin Kurtit, i cili në Kosovë mezi kishte marrë një notë gjashtë në indeks e në Amerikë krejt “dhjeta”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …