Kanë rifilluar të premtën me 12 korrik punimet në ndërtimit e stadiumit të futbollit “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, kanë parë nga afër fillimin e punimeve në fushën e stadiumit. Kryetari Haliti ka folur rreth punës së institucioneve komunale dhe për angazhimin e tyre në ndërtimin e këtij stadiumi, duke potencuar se kjo fushë do të jetë e gatshme në fillim të sezonit vjeshtor kur edhe fillojn ndeshjet futbollistike. “Në këtë projekt përfshihen të rregullohet fusha, tribunat dhe zhveshtoret, ndërkaq shpresojmë që fusha të jetë e gatshme më 15 gusht. Ne si Institucione komunale, mbetemi të përkushtuar që të krijojmë hapësira të mira për zhvillimin e disiplinave sportive”, ka thënë Haliti.
Edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, është shprehur i kënaqur me fillimin e punimeve në këtë stadium. Ai gjithashtu ka theksuar se shpresojmë që të punohet me dinamizëm që Klubit “Vllaznia” t’i mundësohet që sa më parë të zhvilloj ndeshjet në këtë fushë të veten. Ndërkohë Administratori i Pozheranit, Ilir Zuka, ka vlerësuar rifillimin e punimeve të ndërtimit të stadiumit, duke potencuar se lojtarët e KF “Vllaznia” , nuk do të kenë më nevojë që ndeshjet ti luajn në terrene të komunave fqinje, por do t’i zhvillojnë para shikuesve të vet. Në këtë stadium deri me tani stërvitjet dhe ndeshjet i ka zhvilluar KF. “Vllaznia” e Pozheranit, e që tani bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës. Ndërtim i stadiumit në Pozheran, është pjesë e memorandumit mes komunës së Vitisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të cilin projekt ishte i përfshirë edhe Stadiumi i Qytetit të Vitisë.
Gajtë ditës së premtë, Kryetari i komunës Sokol Haliti më bashkëpunëtor, ka vizituar edhe punimet e ndërtimit të shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran.