leoni

Riinvest: Të dhënat e FMN-së tregojnë se GDP-ja në nivel global ka pësuar tkurrje

Instituti Riinvest ka publikuar të dhënat mbi pasojat e pandemisë në ekonominë botërore duke u bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në raportin ‘Përmirësimi i Politikave për të Përballuar Efektet Negative të Pandemisë së Shkaktuar nga COVID-19’, shkruan se sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, GDP-ja në nivel global për muajin qershor pësoi tkurrje gati 5%. Shumë më keq sesa krahasuar me muajin prill. “Fondi Monetar Ndërkombëtar në projeksionet më të reja e paraqet situatën më serioze sesa në fillim dhe korrigjon projeksionet e tij, të cilat duken si një gjendje miksi midis këtyre dy skenarëve, duke projektuar një rënie të GDP-së në nivel global 4.9% (qershor 2020), në vend të 1.9% (prill 2020), thuhet në raportin e Instituti Riinvest.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …