leoni

Rikonstruktohet rruga e Reçakut – arteria kryesore e hyrje-daljes së qytetit

Ferizaj çdo ditë po pëson ndryshime rrënjësore në infrastrukturën rrugore. Kjo falë përkushtimit të qeverisjes lokale me në krye me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu. I pari i Ferizajt, Agim Aliu së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi panë nga afër punimet që po realizohet në rikonstruktimin e rrugës së Reçakut, përkatësisht asfaltimin e saj. Ky projekt i rëndësisë së veçantë për qarkullimin rrugor në hyrje-daljet e qytetit, është financim i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Për këtë, Kryetari Aliu falënderoi MAPL-në. “Në vazhdën e projekteve që kanë të bëjnë me zonën urbane jemi në rrugën “Reçaku” ku po bëhet një ristrukturim i tërësishëm i kësaj rruge që përfshinë një pjesë, kanalizim fekal dhe atmosferik dhe pjesa tjetër është pjesë që përfshin ristrukturim të rrugës që do të shtrohet me dy shtresa asfalti dhe po ashtu trotuari dhe shtegu për biçiklistë. Pra, kemi tërhequr vëmendjen në këtë pjesë sepse e llogarisim një pjesë shumë të rëndësishme të qytetit, për faktin se është edhe një zonë e qetë dhe kemi dashur të krijojmë parametra ku do të kenë qytetarët siguri, por do të kenë shteg të biçiklistëve. Gjithsesi, është një projekt i rëndësishëm edhe për faktin se është fituar nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe i tëri është financim i Ministrisë së Pushtetit Lokal. Pra, bën pjesë në kuadër të disa projekteve që ne kemi fituar nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe ky është njëri prej tyre që kap shumë prej diku afërsisht 150 mijë euro, ju e dini që kemi edhe projekte të tjera që ditë më parë filluan si rezultat i këtij bashkëpunimi, respektivisht i kësaj mbështetje nga Ministria e Pushtetit Lokal që po ashtu njëri prej tyre ishte në kuadër të zonave urbane, pjesa tek çerdhja “Engjujt” në Lagjen e Re dhe ky është projekti i dytë që është financim nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Gjatësia është afërsisht 1 kilometër asfaltim, ndërsa pjesa tjetër është diku mbi 600 metër pjesë kanalizimi, kurse pjesët anësore janë edhe zgjerim i trotuareve siç potencova me pjesën e shtegut për çiklistë” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Ky projekt siç u theksua është financim i tërësishëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që ka një vlerë prej afro 150 mijë euro, me gjatësi rreth 1 kilometër, që përfshin edhe shtegun për çiklistë, zgjerimin e trotuareve dhe investimet në infrastrukturën nëntokësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …