leoni

Rikthehet për rigjykim rasti “Monstra”. Tre shqiptarë të akuzuar shpallen fajtorë dhe dënohen me burg të përjetshëm

Rikthehet për rigjykim rasti “Monstra”. Tre shqiptarë të akuzuar shpallen fajtorë dhe dënohen me burg të përjetshëm

Gjykata Penale në Shkup pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe caktoi paraburgim për të gjithë të dënuarit në rastin, “Monstra”. Paraburgimi do të jetë në fuqi deri në marrjen e aktvendimit përfundimtar. Sot Gjykata Penale shqiptoi vendimin për të akuzuarit në rastin “Monstra”, ku Alil Demiri, Afrim Ismaili, Agim Ismaili dënohen me burgim të përjetshëm. Haki Aziri me 9 vjet burg ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Sami Luta është liruar nga aktakuza. Rasti  i quajtur “Monstra” ka të bëj me  vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, i cili  ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal. Kjo lëndë penale është kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm. Por, tani Zaev ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se persona të tjerë e kanë kryer aktin, apo se këta janë të pafajshëm dhe se për këtë rast fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …