Rikthehet tymi lotsjellës në ambientet e Kuvendit

Rikthehet tymi lotsjellës në ambientet e Kuvendit

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, i cili sot po shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, sërish është hedhur tym lotsjellës . Gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme u hodh përsëri gaz lotsjellës, të cilin thuhet se e ka hedhur deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, pas mospajtimeve konstante të deputetëve të pozitës dhe të opozitës lidhur me përcaktimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Vetëvendosja ka paralajmëruar se do ta pengojë në vazhdimësi  vendimin e Qeverisë  për demarkacionin, meqë konsideron se 8.200 hektarë tokë të Kosovës po i jepen Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …