Edhe miqtë e dikurshëm gjerman të cilët nuk e braktisën Sali Berishën as në vitin 2019, tani po deklarojnë se Partia Demokratike e Shqipërisë, është më mirë pa Sali Berishën. Por, dy ditë para votimit që pritet ta sjelle atë ne krye të partisë, Berisha u përpoq të minimizonte qëndrimet e raportuesit CDU/CSU për Ballkanin, Gunther Krichbaum, të cilit ai iu referua thjesht si një deputet. Gunter Kriçbaum paralajmëroi se me rikthimin e Sali Berishës në Partinë Demokratike, partnerët europianë do të viheshin në lëvizje dhe si pasojë do vihej në pikëpyetje anëtarësimi i saj në gjirin e Partisë Popullore Europiane. Por thelbin e thirrjeve të deputetit gjerman e theksoi më saktë Gazment Bardhi. “Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, tha Bardhi. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …