Rikthimi i Donald Trumpit, në pozitën e kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund ta rikthejë opsionin e shkëmbimin e territoreve. Gazetari i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ia ka kushtuar një artikull paralajmërimit për investime të mëdha në Shqipëri dhe Serbi të Jared Kushner, dhëndër i ish-presidentit amerikan. “Çfarë po planifikon dhëndri i Trumpit në Ballkan?”, është titulli i shkrimit. “Nëse vjehrri i tij Donald Trumpit bëhet president amerikan, marrëveshja mund të ketë pasoja të mëdha”, thuhet në artikull. Sipas FAZ-it, një projekt i mundshëm investimi i dhëndrit të Trump, Xhared Kushner në Serbi dhe Shqipëri ka ndezur debate të gjalla, veçanërisht në Beograd. Të premten, Kushner ka konfirmuar planet për New York Times, të cilat gazeta i përdori si bazë për një raport gjithëpërfshirës mbi projektin. Kjo nga ana tjetër çoi në reagime të qarta nga qeveria serbe në fundjavë. “New York Times” raportoi se në Beograd bëhej fjalë për ndërtimin e një hoteli dhe një objekti me “1500 njësi banimi” dhe në Shqipëri bëhej fjalë për ndërtimin e resorteve luksoze në bregdetin e Mesdheut.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …