Rikujtim: Njoftim nga kryetari Latifi për mbajtjen e takimit  të parë publik me qytetarë për punën në gjashtëmujorin e vitit 2021

Në mbështetje të nenit 68, paragrafi 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040, në bazë të neneve 23, 24 dhe 25 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, i datës: 29.03.2017, nenit 7  të Rregullores Komunale për Transparencë NR. 03/2019, Kryetari i Komunës së Rahovecit, organizon:

TAKIM  P U B L I K ME QYTETARË

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën në gjashtëmujorin e vitit 2021. Takimi publik me qytetarë do të mbahet më datë: 28.06.2021 (e hënë), në orën 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Në këtë takim do të keni mundësi të njiheni për punën gjashtëmujore (janar-qershor 2021), zhvillimet aktuale në komunë si dhe për planet për të ardhmen. Pas paraqitjes së Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t’i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …