Rinor Qehaja: Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar është një problem i madh

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar është një problem i madh, që po ndikon negativisht në përfshirjen e këtyre fëmijëve në shkolla, ka tërhequr vërejtjen, njohësi i fushës së arsimit, Rinor Qehaja. Ai ka shtuar më tutje se përderisa në njërën anë kemi një trend në rritje të numrit të fëmijëve me nevoja të veçanta kjo nënkupton se duhet të kemi edhe një përgatitje më të madhe për këtë kategori. “Fatkeqësisht kushtet jo të mira, mungesa e asistentëve është problem që i cenon edhe ata të gjithë në të ardhmen e tyre brenda arsimit, por edhe më gjerë. Një statistikë të saktë nuk kemi pasi që raporti nuk është çdoherë i sinqertë. Nuk është problem numri i fëmijëve në shkolla, por kapaciteti i shkollave” ka thënë mes tjerash, njohësi i fushës së arsimit, Rinor Qehaja.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërsa hetimet vazhdojnë për konflikte interesi në agjenci, Nora Kelmendi pritet të emërohet drejtoreshë e AKP-së

Ish-këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Nora Kelmendi, ka dalë si kandidatja më e vlerësuar për …