Rinovohen ambientet e zyrave të Shoqatës së Pensionistëve në Malishevë

Shoqata e Pensionistëve në komunën e Malishevës nga sot e tutje do të kenë kushte më të mira për të realizuar aktivitetet e tyre, në ambientet e zyrave të Shoqatës, të cilat janë rinovuar plotësisht, falë një investimi të përbashkët të Komunës së Malishevës me organizatën gjermane ASB, një partnere e shkëlqyeshme me të cilën komuna e Malishevës ka bërë e do vazhdojmë të realizojmë edhe projekte tjera me rëndësi për Malishevën. Kryetrari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ishte për ta vizituar shoqatën dhe për të pa nga afër punimet të cilat janë realizuar. Kryetari Kastrati tha se, u jam mirënjohës qeverisë gjermane për përkrahjen, ndërsa pensionistëve i uroj nga zemra për ambientet e reja të punës, qëndrimit e zhvillimit të aktiviteteve që kanë, ai shtoi se jam shumë i lumtur që sot jetësuam një zotim tonin, për tu dalë në përkrahje të moshuarve tanë.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …