Rinovohet salla e kurorëzimit në komunën e Junikut

Ditë më parë është rinovuar salla e kurorëzimit në komunën e Junikut, tani kjo sallë ka një ambiente më të veçante për ceremoninë e kurorëzimeve e cila kryhet në objektin e komunës së Junikut. Për të aplikuar për kurorëzim ju nevojiten këto dokument: Dokumentet që u kërkohet për lidhen e martesës, atyre që kanë shtetësi të huaj: Certifikatë e Lindjes-Internacionale, Vërtetim që është i\e lirë – Certifikata e Gjendjes Martesore, Kontrata e Kapacitetit Martesor, Certifikatë mbi Vendbanimin, Aktgjykim nga Gjykata nëse personi ka qene i\e martuar, gjithashtu ky aktgjykim duhet të jetë vërtetuar nga Gjykata Vendore-Kosovës, Pasaporta, Letërnjoftimi, Dokumentet duhen të përkthehen në gjuhen Shqipe. Pagesa sipas nenit 1.4.5-Lidhja e Martesave me Shtetas të Huaj, 50€

Dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesës për qytetarët e Kosovës: Ekstrakt i Lindjes, Certifikatë e Gjendjes Martesore, Letërnjoftimi (valid) kopje, Aktgjykimi nga Gjykatat nëse është i\e martuar, Personat që përkohësisht jetojnë në boten e jashtëm duhet të sjellin Certifikatën mbi Vendbanimin ( te përkthyer ne Shqip), Dy dëshmitar ( me letërnjoftim valid), dhe Pagesën prej 10€.

 Vërejtje : Familjarët të cilët dëshirojnë të kenë fotografi apo edhe video gjatë ceremonisë së kurorëzimit, komuna e Junikut ofron këto shërbime falas në kuadër të pagesës standarde për kurorëzim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …