Gjendja e hapësirave të brendshme të shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc të komunës së Rahovecit tashmë është shumë më e mirë sesa më parë. Në këtë objekt shkollor, përveç zbatimit vitin e kaluar të masave të efiçiencës së energjisë, përmes projektit të riparimeve është bërë montimi i dyerve të reja të klasave dhe lyerja e mureve të brendshme. Kanë ngelur të shtrohen edhe dyshemetë e disa klasave dhe objekti i kësaj shkolle do të marrë një pamje krejt ndryshe. Projekti i riparimeve në objekte shkollore është investim i komunës së Rahovecit përmes Drejtorisë Komunale për Arsim dhe po vazhdon të zbatohet me sukses.