Riparohet objekti i njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit në Malishevë

Ka filluar realizimi i projektit për riparimin e objektit të njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë. Ky riparim i tërësishëm i objektit bëhet me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për njësinë e zjarrfikësve dhe shpëtimit, të cilët qëndrojnë në këtë objekt dhe kanë nevojë për kushte të mira. Punimet në riparimin e objekti të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, i ka parë nga afër drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, i cili është njoftuar nga zëvendëskomandanti i kësaj njësie, Muhamet Xhyliqi, për punimet që janë duke u kryer dhe për nevojat në përgjithësi që i ka objekti i tyre. Drejtori Morina, ka thënë, se “ky investim është duke u kryer nga komuna, pasi puna e kësaj njësie është shumë e ndjeshme dhe shumë e rëndësishme, dhe rrjedhimisht pjesëtarët e kësaj njësie kanë nevojë për kushte më të mira gjatë qëndrimit të tyre”.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …