Artane Rizvanolli

Rizvanolli: Vaksinimi do të ndikojë në rimëkëmbjen ekonomike

Duke folur për dobitë që do të sjell vaksinimi masiv i popullatës, ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ka shfaqur bindjen e saj se vaksinimi do të ndikojë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ajo ka thënë se ardhja e vaksinave dhe fillimi i vaksinimit në masë të madhe i popullatës do të ndikojë pozitivisht në këtë aspekt. Kemi një fat të madh që me menaxhim të pandemisë ne kemi një situatë më të mirë dhe jemi shumë të lirë të jetojmë në një atmosferë normale dhe kjo është gjëja më e rëndësishme sa i përket rimëkëmbjes ekonomike. Ndërsa duke folur për objektivat e ministrisë që ajo drejton, ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ka thënë se ndër prioritete kryesore i ministrisë është sektori i energjisë, i cili ofron zgjidhe shumë të shpejta dhe është në një gjendje të vështirë për shkak të mungesës së vendimeve ose vendimeve të gabuara që janë ndërmarrë. Këtu jemi të dedikuar të marrin parasysh trendët botërore duke marrë parasysh ndryshimet klimatike dhe të minimizojnë ndikimin negativ ambiental të sektorit të energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …