leoni

RKL: 10 shembuj të çoroditjes fanatike, të mbjelljes së urrejtjes, përçarjes, si dhe të korrupsionit të pushtetarëve të tanishëm

1.Se  deri ka arritur simpatia e dashuria mashkullore e disa qorr-qytykëve të Albin Kurtit, shihet në një video,  ku një mërgimtar, qel-qeros,  më i moshuar se Albini  nuk përmbahet, por i afrohet e puthë në faqe dhe shprehet me fjalët;  O baba jem, nuk shkoj n’ Gjermani pa t’ puthë.

2.Albin Kurti  arbitron iu jep mësim ambasadorëve të akredituar në Prishtinë, se si  u dashka ta  mbrojnë Kosovën nga Serbia.  Ju duhet të veproni me vendosmëri, qartësi dhe të jeni të shpejtë në reagime. Për secilën gënjeshtër që shpërndanë Serbia apo elementet e saj, ne duhet të kemi të gatshme të vërtetën tonë. Në këtë pikë, duhet të jeni edhe aktiv edhe proaktiv dhe të kontribuoni në përgjigje të shpejta që duhet të ofrohen… Puna juaj nuk është thjeshtë përfaqësim por angazhim në fuqizimin e pozitës sonë. Është përgjegjësi e juaja të tregojini historinë e popullit tonë, por edhe të mësoni e të kuptoni sa më mirë të mundeni historinë, kulturën dhe aspiratat e vendeve ku shërbeni… Ky mendje çoroditur e i terratisur, kërkon që krejt bota ta përkrah, e vetë të bëjë video kur puthet me meshkuj,  qe e duan dhe i do.

3.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përveç se injoron dhe shpërfill Prokurorinë Speciale të Shtetit, ai krahason  prokurorët me kërmij,  për shkak të gjoja ngadalësisë së tyre, në trajtimin e kallëzimeve penale,  të dërguara nga qeveria. Kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokurorët veprojnë si kërmij. Ndërsa kur shfaqet ndonjë shkelje procedurale, ose aludim ndaj ndonjë ministri, ata nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë.  Kjo arrogancë prepotente me mungesë edukate e sjellje naive. me krahasime të tilla fyese e përçmuese kundër prokurorëve  shprehet   në kohën kur Kurti vazhdon të refuzojë paraqitjen në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar si dëshmitar, pavarësisht disa thirrjeve zyrtare. Në këtë mënyrë e shpërfaqë veten para opinionit, njeriu Albin, sinonim i perversitetit dhe kretenizmit.

4,Kryeministri, Albin Kurti, duke u ndjerë i dështuar në sa e sa segmente të qeverisjes së tij,  tani kur po i dridhet toka nën këmbë, madje kur ka filluar të përdor një fjalor pervers e fyes drejtuar prokurorëve e kundërshtarëve, rikthehet për të  folur lidhur me ndikimin e letrës së vitit 2013 të ish-kryeministrit Hashim Thaçi në çështjen e dërgimit të FSK-së në veri, duke e cilësuar atë si shkakun e problemeve të sigurisë që po përballen autoritetet sot. Kurti shprehu se kjo letër e Thaçit ishte një vendim që ka ndarë ushtrinë, duke krijuar kufizime për të operuar në disa rajone të Kosovës, si veriun. Kurti përmendi se ky veprim ishte një nga momentet më tronditëse të tij si kryeministër, duke theksuar se  ka ndikuar në sigurinë e Kosovës për shumë vite. Por ky Kurti nuk përmend me asnjë fjalë, premtimin  që kishte dhënë gjatë zgjedhjeve të fundit, se do të zhbënte të gjitha marrëveshjet, se kurrë nuk do ta pranonte zajednicën, se nuk do të bisedonte ne Vuçiqin e tjera. Tani e sulmon Hashim Thaçin, duke e ditur se ai nuk është në gjendje të merret me Kurtin,  që edhe ashtu po shkon drejt fundosjes.

5,Kryeshefi  i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, duke folur për problemet  me rrymën dhe terrin që e kapluar vendin, dha një deklaratë naive, skandaloze. Pas një takimit që kishte mbajtur me ministren Artane Rizvanolli, ka thënë  se sistemi elektro-energjetik po përballet me ngarkesë të jashtëzakonshme, sepse jemi rritur shumë ekonomikisht, duke lënë të kuptohet se nëse rritemi më shumë nuk do të kemi fare  rrymë. Kjo deklaratë naive, prepotente, anakronike, pse jo edhe çoroditëse,  ka ngjallur reagime të shumta, sidomos në rajonet  ku ka deri në shtatë  orë reduktime në ditë.  Sot po ky kapoja  i KOSTT-it, thotë, se rritja e shpenzimeve të rrymës, qenka  hiq më pak se historike, pa çka se gjysma e vendit ndodhet ne reduktime deri edhe në 12  orë në ditë. A nuk është edhe kjo një lojë  e çoroditur e njeriut që tallet ma familjet, që nuk kanë rrymë në acarin e dimrit, edhe pse e paguajnë rregullisht.

  1. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se qytetarët që nuk dëshirojnë të pranojnë ndihmën prej 100 eurove nga Qeveria, mund ta refuzojnë atë. Kjo mendje e çoroditur dhe idiotike tallet me qytetarët, sikur tallet dhe fyen veteranët e UÇK-së, të cilët po ia rëndojnë buxhetin, që e konsideron si ta babait, të vet apo babait, Albin.

7.Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit. Albin Kurti për deklaratën që e dha mbrëmë në televizionin e tij RTK=VV, se e ka menduar që të shkojë në Hagë për vizitë, por se “u ndal” për shkak të nënshkrimit e plotësimit të formularëve. Unë e kam menduar vizitën në Hagë dhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është që duhej plotësuar shumë dokumente, formularë,  ku t’i nënshkruaj në dokumentet e Gjykatës Speciale. Unë nuk kam dashur ta bëj atë gjë, unë kam konsideruar e edhe sot mendoj që është gabim ajo”, tha Kurti, në televizionin e tij, RTK=VV ku për 30 minuta jepen deri në tetë lajme kronika ditore.  Vlora Çitaku, thotë se kryeministri paska deklaruar se nuk i ka vizituar luftëtarët e UÇK-së në Hagë, sepse, sipas tij, përton  të mbushë formularët. Ndoshta kjo shpjegon edhe mungesën e vizitave të tij në Amerikë, ndoshta edhe për vizë amerikane është po i njëjti problem, “formularët”. Çfarë tallje pa kripë, çfarë përbuzje dhe mungese e plotë të ndërgjegjes ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë. Turp”, ka shkruar sot Çitaku, por si duket nuk e kuptuar sa duhet talljen cinike, çoroditëse, arrogante   të Kurtit, sepse ai ka kohë mjaftueshme të qëndrojë me orë të  tëra nëpër  koncerte e manifestime, por nuk kohë të nënshkruajë 5 apo 6 dokumente, për krerët  e  UÇK-së. Si duket një pjesë e opozitës ka halle të tjera dhe është pajtuar fatin e krerëve të  UÇK-së, edhe pse herë pas herë reagon, por vërehet edhe shpërfillja e indolenca. RKL

8.Arroganca dhe mendjemadhësia delirante e Albin Kurtit shkon deri atje ku e prezanton veten krejt hapur, mbi ligjin, mbi shtetin dhe mbi të gjitha institucionet, duke iu përmbajtur marrëzisht motos krahasuese-imagjinare të shprehjes, paradoksale; ‘Shkon Kodra te Muhamedi, e jo  ai te Kodra’, konkretisht, shkon Prokuroria te Albin-kryeministri e jo ai në Prokurori. Kjo mendje madhësi kompeksive në qenien e tij,   tregon më së miri egon e sëmurë për pushtet absolut, si të Luigjit të Madh, i njohur për thënien ‘Shteti Jam Unë;,  madje disa herë në diskursin dhe paraqitjen para publike duke parafrazuar   edhe Cezarin dhe pushtetin e tij absolut, duke lënë të kuptohet se qenka një Cezar i kohës sonë.  Gjithsecili njeri  është i  detyruar t i shërbejë Atdheut të tij, pa shpërblim, po nuk është për t u qortuar ai i cili i shërben atdheut edhe shpërblehet. Por nuk  ka gjë më të poshtër sesa ta vësh atdheun në rrezik për interesa personale.

9.Ministrja aktuale e Punëve të Jashtme të Albin Kurtit, Donika Gërvalla,  kishte treguar në emisionin Info Box në Radio Televizionin Dukagjini, se ka dosje të tëra që i ka mbledhur dhe i ka dërguar në Gjykatën Speciale, e cila akuzon strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale. Kjo intervistë e ministres Gërvalla është rikthyer në kujtesë, pas statusit skandaloz për ditën e çlirimit të Kosovës, ku nuk ka përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as dëshmorët e rënë për liri. Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj”, shkruan Gërvalla, derisa në asnjë fjali të statusit të saj nuk përmend UÇK-në. Me këtë qëndrim të saj antikombëtar, ajo ka fituar besimin e thellë të Albin Kurtit, po aq sa edhe MimozaKusari, sestra e Radiqiqit, të cilën Kurti apo Mihalisi e vendosën  një dhjetëshen e parë të kandidatëve për deputete, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

  1. Skandali i mirënjohur është ai i asamblistit të VV-së në Prishtinë, Besnik Mujecit, i cili ishte  kapur me 10 mijë doza drogë në Tiranë. Në mesin e pesë personave të arrestuar dy kosovarë, Besnik Mujeci ishte emri që ra më shumë në sy për shkak të pozitës që mbante në Kosovë. Droga sintetike që kishte ardhur në Tiranë, ishte destinuar për tregun e brendshëm. Droga ishte mbështjellë me logo Louis Vuitton. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.  Portali periskop publikoi edhe një audio-incizim tjetër, por kësaj radhe me protagonist tjetër. Kjo është ministrja e  Tregtisë, Rozeta Hajdari, dyshohet për skandalin e vajit nga Polonia, që nuk kishte ardhur kurrë në Kosovë, ani pse ishte paguar fatura. Pak ditë më vonë, pas aferës së vajit, ndryshoi vetëm produkti. Vaji “u bë” grurë. Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në këto incizime bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar. Ata përmendin me emra disa zyrtarë si Hafiz Gara, Rexha, Arbëri, këshilltari, që nuk dihet nëse është fjala për këshilltarin e ministres, apo të ndonjë zyrtari tjetër. Ky publikim me numrin 10, është i portalit Periskop.

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MECE: NE “TË LUMTURIT”… QË MIKLOHEMI ME LUGËN BOSH!

— Qeveria Rama , kohë më parë, në harmoni të plotë me parlamentin miratojnë në …