RKL: 25 vjet më parë, krimineli O. Ivanoviq, i respektuari i A. Kurtit me bandat e tij të armatosura, kishte dëbuar nga veriu i Mitrovicës rreth 12 mijë shqiptarë

Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit   2000, “Rojat e urës” në Veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë  plagosën qindra  të tjerë dhe dëbuan nga qyteti rreth 12 mijë banorë të pjesë veriore. Aksionin spastrues të policës së Serbisë dhe serbëve vendorë të veriut, nuk e penguan forcat franceze të KFOT-it. ‘Rojat serbe të Urës mbi Lumin Ibër, të cilat ishin vendosur në qershor të vitit 1999 vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) kishte thënë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe policisë ndërkombëtare. Në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit 2000 serbët  vanë vrarë, këta qytetarë shqiptarë;  Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP-i i Serbisë, në krye me ish-komandantin, Dragan Delibashiq, politikanin tashmë të vrarë serb Oliver Ivanoviq dhe të tjerë. Gjykata Themelore në Mitrovicë në vitin  2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin, të cilin e kishte dënuar 9 vjet burg për krime lufte kundër  shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë. (RKL, TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

 

Albin Kurti, përmes një videoje  kishte përkujtuar me pietet  ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq, me fjalët më të përzgjedhura

Pavarësisht se aktvendimi nuk kishte kaluar në procedurën finale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje  kishte përkujtuar me pietet  ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq me fjalët më të përzgjedhura. Ky veprim skandaloz dhe thellësisht antikombëtar kishte ngjallur reagime të shumta në vendin tonë, e madje edhe në  mesin e militantëve të  Vetëvendosjes, pasi politikani serb, Ivanoviq, i vrarë në vitin 2018, ishte akuzuar nga EULEX-i për krime lufte në qytetin e Mitrovicës dhe me përkujtimin e përzemërt të Kurtit për Oliver Ivanoviqit, në arkivin  e Vetëvendosjes ishte kthyere  në kujtesë, Oliver Ivanoviqi, si kriminel lufte.

Qeveria e Kosovës, më 16 janar të vitit  2022, ka publikuar një video-adresim të kryeministrit Kurti, ku kujton Oliver Ivanoviqin. Ai kishte shkruar; Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, tha Kurti. Ai e  konsideroi Ivanoviqin një person të përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.

Vetëvendosja në komunikatën e lëshuar më 23 janar 2016 kishte dënuar ashpër veprimet kriminale të Oliver Ivanoviqit

Në tremujorin e vrasjes së Ivanoviqit, në vitin 2018, në Prishtinë dhe disa qytete tjera në Kosovë por edhe në Serbi, ishin shfaqur grafite me portretin e tij. Asokohe një nga militantët e zëshëm të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, publicisti nga Mitrovica, Fatlum Sadiku,  kishte marrë vëmendjen për një aksion individual që do ta zhvillonte në Prishtinë, duke fshirë ato grafite. Para se të fillonte këtë aksion, Sadiku kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se ai ‘ndjehej i ofenduar nga grafitet e njeriut që është dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, shkruante Periskopi.

Si pasojë e krimeve të tij kundër shqiptarëve, Fatlum Sadiku e kishte fajësuar Ivanoviqin edhe për verbimin e babait të tij. “Ivanoviqi është dënuar me 9 vjet burg edhe për vrasje në Masakrën te ‘Rruga e Kovaqve’ në Mitrovicë, më 14 prill 1999. A po e vëreni pra, që ka një martesë të thellë të serbo-filëve me këtë sortë politike? Ky është ofenimi ma i poshtër, ma i ligë që ka mujtë me m’u bo n’jetë”, kishte shkruar atëkohë Fatlum Sadiku.

Olivier Ivanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë dhe pas përfundimit zyrtar të luftës në Kosovë janë angazhuar për realizimin e planit hegjemon të shtetit të Serbisë – kolonizimi i Kosovës dhe spastrimi i tij.”- shkruhej ndër të tjera në komunikatën e VV-së të lëshuar më 23 janar 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori Privat në Kosovë Hedh një Hap Historik për Fuqizimin e Grave në Tregun e Punës

Sektori Privat në Kosovë Hedh një Hap Historik për Fuqizimin e Grave në Tregun e …