Nesër, më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

RKL: A do të bëjë ‘harikiri’ Albin Kurti, ditën kur do të ballafaqohet me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Nëse Kurti fiton zgjedhjet e 9 shkurtit do të çmendet përfundimisht nga dalldia super egoiste dhe egoce ntrizmi shkizofrenik, nëse i humb dhe kjo është më se e sigurt, do të agraiset dhe do  të bëjë vetëvrasje, jo fizike, sepse  është ligavec, po do të detyrohet   të bëjë  vetëvrasje politike, ose do ta detyrojnë militantët e tij. Një gjë është më se e sigurt, ai kurrë më  në jetën e  tij,  nuk do të jetë kryeministër i Kosovës, por do të mbetet në kujtesë, si rast specifik i një specie rrënuese, përçarëse, mashtruese, autokratike e despotike, në Kosovë e përgjithësisht ndër shqiptarë.

 

Nuk është herët për të prognozuar përafërsisht, rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, meqë kjo po shihet e po dëshmohet përditë gjatë fushatës, cep me cep të Kosovës, nga katër partitë opozitare; PDK, LDK, KOALICIONI AAK-NISMA…KOALICIONI PËR FAMILJEN, e kanë zgjeruar fushatën në çdo fshat, në çdo qytet, madje edhe nëpër lagje…

Asnjëherë deri tani në historinë e zgjedhjeve të pas luftës, në Kosovë, opozita nuk ka qenë kaq e shtrirë dhe e organizuar maksimalisht, për një fushatë kaq të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse. Andaj, rezultatet po reflektojnë,  sikur dita e mirë që shihet në mëngjes.

Cep me cep,  po se po, kjo po shihet,  por dikë do të jetë cjep me cjep, plot me deledashë e  trutharë, mercenarë, përçarës, të cilët mendojnë se vetëm ata janë të merituar, pasi ashtu i ka  edukuar kryepari, në idiotizmin e njohur diktatorial, ‘kush nuk është me mua, nuk ekziston, ai është armik, bërllok, mizë’ opozitë duhet shpartalluar duhet hedhur në fundërrina …

Kjo mendësi  njëdimensionale, kjo botë e çoroditur e shpirtngushtësisë, kjo urrejtje në gjene degjenerike,  plot helm e vrerë kundër të gjithëve, na sjellë në kujtesë jo pak raste të tragjedive njerëzore, pasojë e veprimeve të prijësve vrastarë,   por në rastin tonë nuk mund të ndodh në asnjë përmasë të tillë, sepse ende është gjallë dhe shumë i fortë idealizmi kombëtar me ADN të UÇK-së, që është gurë-themeli i  lirisë së fituar me gjak e djersë, me gjymtyrë të humbura, me mijëra e mijëra dëshmorë e martirë, që është  gurë-themeli i pavarësisë, të cilën e shpalli kreu i luftës dhe i paqes më 17 shkurt të vitit 2008, në Kuvendin e Kosovës, emrat e të cilëve nuk i përmend, Albin baba me më shumë se dyzet hajdutët e tij… por e përmend, e përkujton me pitet, kriminelin, shqiptar-vrasës, Oliver Ivanoviq, i cili në vitin 2000 me bandat e tij të armatosura  kishte dëbuar më se  12 mijë shqiptarë nga veriu i Mitrovicës, duke e pastruar etnikisht, atë trevë,  duke vrarë dhjetëra shqiptarë, që nuk donin t’ i lëshonin shtëpitë e tyre e  duke plagosur shumë të tjerë. Ai përmend krejt lirshëm e lezetshëm emrat; Sllobodan, Oliver, Aleksandar, Daçiq, por jo, Hashim, Kadri, Jakup, por krejt rrallë përmend Rexhep Selimin.

Ëndrra e tij për 500 mijë ‘zemra’ është një fantazi e fantaksur, është një iluzion naiv, është një dëshirë që së shpejti  do të kthehet në makth, në dëshpërim e degradim mendor… dhe nuk ndalon me aq, kur mbaron ëndrra dhe zbardh dita… si mund të përballohet ballafaqimi me realitetin. A ka menduar për këtë Albini, apo është i përgatitur dhe tashmë i dresuar si kameleon ‘sui generis’, apo do të veprojë shul shqip; Haja qenit, pija qenit, tash i bimë karadyzenit. Në këtë përkufizim të mendësisë së shqiptarit lindor, e gjejmë,  prototipin, ekzemplarin më tipik dhe më degjenerik, në qenien mendore të Kurtit, me rrethin e tij, por jo  në shumicën e anëtarësisë së partisë së tij.

Kurti është mashtrues, inatzi, urrejtës i çdo njeriu që nuk i bindet, mafioz në kuptimin e kurdisjes së prapaskenave, delirant, imponues deri në çoroditje i mendësisë politike, hakmarrës, sulmues dhe zjarr-vënës i institucioneve, bashkëpunues edhe me armikun për ta degraduar,  shpërfillur dhe minimizuar numrin dhe pozitën sociale të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rrënues i miqësisë me partnerët ndërkombëtarë, veçmas me Amerikën, i pari politikan i vendit,  i cili me veprimet kryeneçe, të papërgjegjshme, ka bërë që Amerika e BE-ja,   t’ i vërë sanksione politike e diplomatike vendit tonë.

 

Të papriturat denoncuese që do ta varrosin politikisht, Albin Kurtin

Ditët e fundit të fushatës elektorale, për zgjedhjet e 9 shkurtit për Albin Kurtin e pasuesit e tij fanatikë, nxorën në dritë fakte e argumente që paralajmërojnë fundin e tij të  trishtueshëm, të turpshëm, abuzues, korruptiv, mashtrues. Gazetari Lirim Mehmetaj, publikoi një fragment bisede ku bëhet e ditur  se në një grup në WhatsApp me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrin e Financave, Hekuran Murati e koordinatoren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i kërkon Krasniqit që për riparimin e kaldajës së bllokut A5 t’i jepet tenderi një kompanie që nuk i plotësonte kushtet. Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi  po përballet me dy aktakuza. Qeveritarët që e morën në mbrojtje vazhdimisht që prej arrestimit të tij në vitin 2023, i kishin dhënë jo pak sugjerime e porosi. Kryeministri Albin Kurti e udhëzonte për “spastrime” në ndërmarrjen më të madhe publike në vend, ndërsa zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, i kërkonte t’i jepte tender direkt një kompanie që nuk i plotësonte kriteret. Po kaq direkt në kontrollin ndaj Nagip Krasniqit dëshmohet të ketë qenë edhe Dejona Mihali, koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai u raportonte vazhdimisht kreut të Qeverisë, Albin Kurti dhe vartësve të tij edhe në parti për punët dhe telashet në KEK. Para disa ditësh, atij iu desh të paraqitej sërish në gjykatë, ndërsa po përballet me dy aktakuza për korrupsion e keqpërdorim të detyrës.

Ditëve të fundit u zbulua edhe afera më korruptive gjatë qeverisjes së tij Albin Kurti, ka emëruar familjarë të tij  e militantë të partisë, në pozita publike në Operatorin e Sistemit të  Transmisionit të Energjisë Elektrike Pak para përfundimit të mandatit, kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka emëruar familjarë dhe militantë të partisë në pozita publike, duke përfshirë edhe KOSTT-in – Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës. Në listën e punësimeve të KOSTT-it gjatë periudhës 2023-2025 janë përfshirë figura që kanë shprehur hapur mbështetjen për Vetëvendosjen në rrjetet sociale, si Alban Fetahu, Mehdi Arifaj, Fatos Demaliaj dhe Donat Mirena. Një rast i veçantë është avancimi i tezakut të Kurtit, i cili ka vetëm shkollë të mesme dhe punon në KOSTT që nga viti 2011. Po ashtu, Genc Konushevci dhe Ngadhnjim Jakupi, të cilët ishin punonjës të vjetër të KOSTT-it, kanë përfituar avancime së fundmi. Konushevci, pas publikimit të komunikimeve të tij me Dejona Mihalin, u promovua më 1 dhjetor 2024 në pozitën e Administratorit të Sistemit TIK, pa ndonjë dokument shtesë për kualifikim Ndërkohë, Jakupi u avancua në vitin 2024 si drejtor i Zyrës Ligjore, duke përfituar nga ndryshimet e brendshme në institucion.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale Riçard Grenelli e ka denoncuar   kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po përpiqet ta marrë edhe një mandat qeverisës. Ndërsa zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit po afrohen, Grenelli u ka thënë qytetarëve se Albin  Kurti po gënjen se është i afërt me Amerikën. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë,  në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trumpit, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu, edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Grenell. Diplomatë më i rëndësishëm i kryetarit Donald Trumpi ka thënë se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Albin Kurtit. Albin Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me ShBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka shkruar, mes tjerash, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Riçard Grenell.  A. Q.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka shpallur strategjinë kundër korrupsionit për integritet institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, ka prezantuar një strategji të re …