RKL: Asociacioni i ashtuquajtur i “Gazetarëve Profesionistë të Kosovës”, segment i nëntokës politike dhe i BIRN-it, në vendin tonë

sociacioni i ashtuquajtur i “Gazetarëve Profesionistë të Kosovës”, një segment i nëntokës, informative, politike, të BIRN-it në vendin tonë, kërkon nga Qeveria dhe institucionet, që t’ iu lejojnë gazetarëve “profesionistë”, që në çdo kohë të kenë qasje në informacion dhe në dokumentet zyrtare. Natyrisht kjo vlen vetëm për ata dhjetëra gazetarë, që veten e tyre e konsiderojnë profesionistë, por jo edhe të pavarur, meqë këta identifikohen përmes vetë-deklarimit si “profesionistë”, duke injoruar gazetarët e tjerë shqiptarë, të cilët, sipas tyre nuk qenkan profesionistë, edhe pse mund të jenë të pavarur. Ky asociacion me gazetarë të ish përmbajtjes së politikës së bashkim vëllazërimit jugosllav, po bën përpjekje të kthehet në një segment të hulumtimit policor, duke u thirrur në Ligjin për Qasje në Dokumentet Zyrtare.


“AGPK konsideron se është koha e fundit që të hartohet edhe ligji për qasje në informacion, në mënyrë që gazetarët ta kenë me ligj të garantuar marrjen e informacionit në çdo moment dhe kurdo që iu duhet, pa pasur nevojë për procedura burokratike”. Me këtë kërkesë, këta gazetarë i japin vetes së drejtë t’i fusin hundët kudo, madje edhe atje ku nuk kanë çka të nuhasin, apo ku pretendojnë se duhet të nuhasin, me faktin se janë profesionistë dhe kurdoherë të përkëdhelur nga klasa politike.


Këta të vetëquajtur gazetarë profesionistë, mbase rreth 100 të tillë, të regjistruar apo të paregjistruar, janë të njohur për opinionin tonë lexues, për shkrimet e tyre kontroverse, për qëndrimin antikombëtar dhe injorues  kundër UÇK-së, kundër të burgosurve të regjimeve jugosllave dhe kundër më shumë 2 apo 3 mijë gazetarëve të tjerë të vendit tonë, të cilët, nuk konsiderohen të jenë gazetarë profesionistë. Në shkrimet e tyre të zeza atakohet Drenica si qendër e “terrorizmit”, quhen kriminelë luftëtarët e lirisë, quheshin ushtri të lagjeve e të katundeve UÇPMB-ja dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare, madhërohet figura Nazim Bllacës, kërkohet burgosja dhe dënimi i disa komandantëve të UÇK-së, kërkohet kosovarizimi i shqiptarëve dhe rikthimi i politikës së dikurshme të bashkim vëllazërimit  të kohës së Titos, tani nën devizën e multietnicitetit pervers dhe krejtësisht të panatyrshëm.


 


Ekzistenca e këtij Asociacioni të gazetarëve është imponuar nga ish-strukturat titiste rankoviçiste, që janë ripozicionuar kudo nëpër institucionet e vendit, pas mbarimit të luftës në Kosovë, dhe të cilët kanë arritur ta shtrijnë imponimin  e tyre edhe për shkak se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës i ka përkrahur dhe i përkrahë, sepse këta profesionistët, janë të përkëdhelurit dhe të përzgjedhurit e UNMIK-ut dhe të EULEX-i, ashtu sikur ishin dikur të përzgjedhurit e LKJ-së dhe LSPPK-së, ata, apo këta bijtë e bijat e ish këtyre të përzgjedhurve, ish dhe tani gjyqtarëve, prokurorëve kriminelë, milicëve dhe hafijeve  të Titos e të Milosheviqit.


Ky “kruzhok” gazetarësh, të përkrahur fuqishëm nga politika e nëntokës së shërbimeve të huaja, ka arritur të fuqizohet në disa mediume, të cilat financohen edhe nga Kuvendi i Kosovës, por edhe nga organizatat e ndryshme të vendit dhe të huaja.


Këta gazetarë, realisht janë shumë profesionistë dhe shumë të sofistikuar në luftën e tyre pa kompromis, që i bëjnë përmbajtjes kombëtare të gazetarisë, në emër të gjoja demokratizmit të shoqërisë dhe luftës kundër ekstremizmit dhe nacionalizmit shqiptar.


 


Ideatori i këtij asociacioni, jo vetëm i përfolur si bashkëpunëtor i kriminelit serb Stanishiq, por edhe i një segmenti brenda ish-SHIK-ut të Kosovës, i përkrahur madje krejt haptas edhe nga një segment i Qeverisë së Kosovës, ka arritur të imponohet, jo me profesionalizmin e tij, aspak me dijen dhe kreativitetin e gazetarit bashkëkohor,  por me manipulime dhe imponime, duke u bërë kurdoherë vegël e zyrtarëve, cilët do qofshin ata dhe duke ofruar shërbime sekrete nga rrjeti i tij me “gazetarë e spiunë profesionistë”.


Edhe pse pak në numër, ky “kruzhok” i gazetarëve, po ushtron ndikim në medie, meqë drejton dhe kontrollon kreun medial të vendit: RTK-në, Kohavizionin, Kohën Ditore, Gazetën Ekspress. Klan Kosova, Kosova Sot dhe disa mediume të tjera lokale.


(Opinioni tashmë di  një fakt real, që flet në dobi të këtij konstatimi. 80 për qind e gazetarëve dhe punëtorëve të RTK-së, që financohet nga Kuvendi i Kosovës, kanë nënshkruar një peticion ku kërkohej  për ta kthyer në postin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, pionierin e jugosllavizmit, Agim Zatriqi. Postin e Zatriqit e mori ish-pionieri tjetër  i Titos, sekretari i Rinisë Socialiste të Ferizajt në vitet ‘70, Sylejman Shaqiri.)


Përkrahja, që politika aktuale në Kosovë i ka dhënë dhe i jep këtij segmenti të gazetarisë është tregues i qartë se këtij soji të gazetarëve iu është dhënë viza për ta trasuar rrugën, që shpie në deformimin e qenies dhe të shpirtit kombëtar shqiptar, në devalvimin e konceptit të bashkimit kombëtar, në devalvimin e moralit tradicional shqiptar, në përkrahjen pa rezervë të dukurive të amoralitetit, të homoseksualizmit dhe të degjenerimit njerëzor në të gjitha segmentet e mundshme. Për të vërtetuar këto konstatime shikoni pornografinë në TV-të e Kosovës, po ashtu edhe nëpër shumë gazeta, shikoni mungesën për të mos thënë totale të biografive të dëshmorëve dhe përjashtimin e figurave më të rëndësishme të kombit nga këto mediume. Nuk është e vështirë të shikohet kjo pasqyrë. Shfletoni gazetat brenda ditës dhe shikoni emisionet e këtyre TV-ve, për t’ u bindur në vërtetësinë e këtij konstatimi. Pastaj logjikisht shtrohet pyetja, punën e kujt e bëjnë gazetarët profesionistë, me prejardhje të ideologjisë së bashkim vëllazërimit jugosllav, tani kur nuk ekziston Jugosllavia si e tillë?


Dhe, për t i qitur hi syve të opinionit, këta gazetarë paraqiten në rolin e opozitës, duke kritikuar madje edhe Qeverinë, sidomos disa ministra me prejardhje nga UÇK-ja dhe duke kërkuar transparencë totale në dokumentet zyrtare.


Gazetarët e Kosovës, ata që nuk i përkasin “gazetarisë” profesioniste duhet ta krijojnë shoqatën e tyre të gazetarëve, me qëllim për të mbrojtur vlerat e vërteta të gazetarisë, me qëllim për të mbrojtur konceptin tradicional të kombit dhe të bashkimit, me qëllim për të mos lejuar ngulfatjen e fjalës së lirë dhe nëpërkëmbjen e gazetarisë nga klanet mafioze të gazetarëve të nëntokës, aktiviteti i të cilëve dëmton rëndë interesat e kombit shqiptar, por edhe të qytetërimit bashkëkohor.


Është koha e fundit që gazetarët e njëmendtë, ata që me vepër kanë treguar jo vetëm profesionalizmin, por edhe guximin intelektual dhe kombëtar, të mos rrinë duarkryq dhe të mos lejojnë që gazetarinë e Kosovës ta përlajnë përpara birn-istët, dhe istët e  izmat e tjera të mbetjeve të ideologjisë komuniste jugosllave.


 


4.3. 2010 Ahmet Qeriqi: Prifti Satana Anton Kçira dhe viktima e fesë islame, Kastriot Duka


 


Mos u habitni ju lexues të nderuar me formulimin pezhorativ “Satana” për priftin katolik, shqipfolës, të komuniteti shqiptar të Amerikës, Don Anton Kçira, sepse është krejt pak t’i thuash Satana një njeriu bastard, shqipfolës me këtë rast, që mallkon Milosheviqin për shkak se nuk i ka shfarosur 1.900.000 shqiptarë (qen) të fesë islame në Kosovë, apo që ka shfarosur vetëm  rreth 400 mijë myslimanë të Bosnjës. Është e pazakonshme të fillojnë shkrimet me këtë mllef, por ishte shumë më e  pazakonshme të dëgjosh në gjuhën shqipe një mallkim, të një të mallkuari kundër shqiptarëve të Kosovës, vetëm sepse këta i përkasin besimit islam.


Dhe, mllefi e zemërimi trashen kur fjalët e këtij Donprifti nuk i dëgjojnë, apo shtiren sikur nuk i dëgjojnë kryeparët e Kishës katolike të Kosovës, as Bashkësia Islame e Kosovës, se lërë më Qeveria,  e cila nuk merret me këto punë, por as komuniteti shqiptar i Amerikës, madje as vëllezërit tanë katolikë, të cilët me siguri se nuk pajtohen me mallkimet e këtij të mallkuari, por fakti se ata bëhen të shurdhër, ose që nuk duan të merren me fjalët publike të këtij prifti, zemërimit i jep edhe një notë më të ligë.


Prifti, Kçira, para komunitetit shqiptar, katolik  të Amerikës, ka nxjerrë nga goja e vetë tërë mllefin kundër fesë islame, kundër shqiptarëve të këtij besimi, të cilët në Kosovë përbëjnë rreth 96 për qind të popullatës besimtare. Dhe shkak për atë mllef paska qenë ndonjë shqiptar i fesë islame, i cili po u konsideruaka si ithtar  i Bin Ladenit. Ky prift, dhe komuniteti fetar të cilit i takon e di mjaft mirë se në armatën e Bin Ladenit ka edhe të krishterë, disa nga të cilët hiq më larg se dje u dënuan në Gjermani, por askush nuk e mallkoi kombin gjerman për këtë rast. Dihet po ashtu se në anën e talebanëve kanë luftuar edhe qytetarë amerikanë, të cilët janë dënuar me burgim të rëndë nga drejtësia amerikane.


Jemi mësuar ne shqiptarët të kalojmë mbi të këqijat duke thënë, hajt se nuk u bë nami, por nami i zi bëhet kur heshtet e keqja, sepse kur ajo heshtet, mbështetet dhe aprovohet, sepse kur ajo aprovohet si e tillë, fillon të zihet zezona, e cila doemos se një ditë edhe mund të shpërthejë me zemëratë, apo me të njëjtin kut, apo me shumëfishin.


Por, përderisa kjo blasfemi antinjerëzore e këtij ta quajmë prifti bastard po heshtet nga shtypi faqezi i Kosovës, në faqet e para të këtij shtypi keni lajmin sensacional të dëbimit nga Kosova, madje dhunshëm, me presion policor të imamit të xhamisë së fshatit  Marinë, në Drenicë, i cili ishte imam i mirë për tetë vjet, derisa përmirësoi edhe nivelin ekonomik e social të banorëve skamnorë të këtij fshati, ndër më të varfrit në Drenicë, por kur filluan të shterin ndihmat e organizatës humanitare islame, atëherë Bashkësia Islame e Kosovës, përmes peticionit të qytetarëve dhe mbështetjes që i dha këtij peticioni Asambleja e komunës së Skënderajt, mori vendim për ta mbyllë xhaminë dhe për të dëbuar imamin Kastriot Duka, ashtu sikur dëbohet  hajni, krimineli, plaçkitësi. Kështu ndodhi me hoxhën shqiptar me prejardhje nga Elbasani.


(Vetëm pasi heshtjen hipokrite të këtij prifti e zbuluan disa intelektualë shqiptarë në Amerikë, gazeta Ekspress, tri vjet pas  deklarimeve të pop-Kçirës, boton një intervistë me këtë satana, i cili mundohet ta mjegullojë të vërtetën. Kësaj mjegullnaje i kontribuon edhe gazeta e zellshme antislame e Kosovës, Ekspress, duke i relativizuar fjalët e Kçirës, duke i konsideruar si shpërthim të një mllefi momental dhe duke bërë përpjekje ta mbyll këtë çështje, sikur të ketë qenë më shumë fushatë e Internetit, sesa fjalë publike e një kryepari të fesë, e një kleriku që bën punën e djallit, që kryen porosinë e kriminelit Milosheviq, që fyen gjakun e derdhur për liri, që shqiptarët islamë të Kosovës i quan qen. Përpjekje e EKSPRESS-it për ta tymosur Kçirën, me temjanin e pafajësisë, këtë çështje e rikthen për vazhdimin e debatit.)


Dhe ja mbi cilat paterica qëndron demokracia e mjegulluar, e brishtë dhe e hajthme, të cilën po e instalon Evropa e krishterë në Kosovë, dhe për të cilën aq shumë janë të përkushtuar shqiptarët me orientim evropian, të paktën kështu thonë ata, sepse kështu po e lyp momenti, përfitimi, favoret. Dikur, këta të dashuruarit në Evropë ishin të përkushtuar për bashkim vëllazërim dhe jugosllavizëm…


Një vit më parë, u desh vetëm një fjalë, aspak fyese e imamit Shefqet Krasniqi për “Nënë Terezën” dhe gazeta Ekspress, Koha ditore, TV-të dhe tërë shtypi i zi, i verdhë i vendit morën fushatë fyese e denigruese kundër këtij  imami, vetëm pse paska thënë se Nënë Tereza e ka vendin në ferr. Ky konstatim fetar, krejtësisht i ligjshëm nga pikëpamja e besimit islam, u mor si fyerje për humanisten me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu. Madje, sikur ka ndodh shpeshherë në të kaluarën, këtë anatemë kundër imamit Krasniqi e mbështeti edhe një segment i mbrapshtë brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, ai segment i politizuar që i heq rrënjët nga  “drzhavni imami” të Serbisë, nga hoxhallarët me triska të LKJ-së, në kohën e Titos, nga ata që dënuan protestat shqiptare të marsit e prillit të vitit 1981 dhe nga ata, të cilëve nuk u mungoi një qime në kokë,  as në kohën e regjimit kriminal të Milosheviqit.


Shqiptarët e Kosovës, kanë arsye të brengosen me heshtjen e klerit katolik shqiptar të Kosovës, kanë arsye të kërkojnë nga kleri katolik një distancim moral nga prifti që llap… kanë arsye të kërkojnë shpjegim lidhur me mallkimet, fyerjet, sharjet e përbuzjet publike të priftit satana, Don Anton Kçira. Dhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë nuk është për t’u habitur nëse një ditë, një ekstrem tjetër do t’ i përgjigjet ekstremit, Kçira.


Begatia jonë morale kombëtare e tolerancës fetare nuk kërkohet të përfillet  vetëm nga myslimanët, për faktin se ata  janë shumicë, por kjo kërkohet edhe nga pjesëtarët e minoriteteve  fetare, pavarësisht numrit të besimtarëve të tyre. Toleranca nënkupton respekt  reciprok, kërkon durim, maturi dhe jo fjalë fyese dhe nëpërkëmbje të dinjitetit fetar të pjesëtarit të besimit tjetër, apo të një hoxhe, vetëm sepse ky kishte shprehur rezerva në autoritetin e Bashkësisë Islame të Kosovës.


 


Zyra e Ipeshkvisë së Kosovës: Shprehjet e vrazhda të Dom Kçirës  ishin një çështje mllefi, zemërimi dhe hidhërimi


 


Në deklaratën e vonuar të Zyrës së Ipeshkvisë së Kosovës, lidhur me deklaratat antiislame dhe antishqiptare të Don Anton Kçirës, thuhet: Ne e dimë që autoritetet e shumta, kishtare politike dhe kulturore, nga të gjitha trojet shqiptare Dom Anton Kçirën  e kanë njohur si kontribues të madh dhe mbështetës të fortë të çështjes sonë kombëtare, në SHBA. Kontributi i tij ishte i madh, sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këtë gjë e dinë dhe mund ta dëshmojnë të gjithë ata që e njohin ose kanë pasur mundësi ta takojnë në aktivitetet e ndryshme që janë organizuar në Amerikë. Te ky njeri të gjithë kanë gjetur mikpritje, mirëkuptim, përkrahje dhe bashkëpunim vëllazëror. Këto rrethana na bëjnë të shqetësohemi shumë dhe na befasojnë fjalët e tij, gjë që në asnjë mënyrë nuk e paraqet jetën dhe qëndrimet e tij të mëparshme në çështjen kombëtare dhe ndërfetare tek ne shqiptarët. Si duket shprehjet e vrazhda ishin një çështje mllefi, zemërimi dhe hidhërimi, e mos të themi edhe dëshpërimi, për rrethanat në të cilat ai gjendej në momentin e këtij fjalimi. Prandaj, Ipeshkvia e Kosovës nuk i ndan në asnjë mënyre qëndrimet e tilla, të cilat nuk përputhen me besimin e krishterë, si dhe me qëndrimet e Kishës sonë, e as me veprimet e tij të mëparshme. Ftohen të gjithë, që në raste të tilla të individëve të caktuar, siç e kanë pohuar në bisedën e tyre të këtyre ditëve Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji dhe Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava, të vihen para përgjegjësisë personale dhe të mos lejohen të bëhen shkas, ose rast lëkundjeje mirëbesimi, tolerance, bashkëpunimi dhe bashkëjetese vëllazërore tek ne shqiptarët, – thuhet në fund të deklaratës së Ipeshkvisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …