RKL

RKL: Astriti, jetoi jetën e tij të shkurtë, në rrugëtimin tonë të gjatë, pafund të historisë…

Më 8 nëntor, në muajin e lavdishëm  historisë kombëtare, në tokën e rimë  me gjak e lot të Kosovës, dheu i shkriftë i trojeve tona pranoi  në gjirin e vet të  riun 26-vjeçar, Astrit Dehari, djalin e profesorit dhe veprimtarit të njohur, Avni Dehari, birin e çmuar të nënë Xhemiles, vëllanë e vetëm të Albanës… Astritin e të gjithëve që e njohën dhe i njohu, që e përkrahën dhe i përkrahu… Dy vjet më parë,  Avni Dehari kishte varrosur edhe djalin tjetër Arbënorin, i cili ishte ndarë nga jeta tragjikisht.

Astriti, jetoi jetën e tij të shkurtë në rrugëtimin tonë të gjatë e të pafund   të historisë, rrugë e cila kurrsesi të bëhet e të shkruhet njëherë e mirë, ashtu sikur  e kanë bërë dhe e kanë shkruar kombet e tjerë. Ne duket sikur kemi ngelë në një rrugë së cilës nuk po i shihet fundi, një rrugë e gjatë, e rëndë si tunxhi, një rrugë e mundimshme, së cilës sa e sa herë i kanë bërë dhe  kemi bërë therore e sakrifica…

Fati i Astriti,  fati i sivëllezërve  të tij të idealit,  të njerëzisë e shqiptarisë, po na rrëshqet nga duart, po na thyen zemrat, ashtu si moti edhe sot, gjithnjë në rrugët hileqare e tinëzare të historisë.

Por…kjo  po bën që dhembjen e pikëllimin t’i kthejmë në forcë, ashtu sikur i ktheu në forcë, Avniu, Xhemilja dhe shumë e shumë të tjerë. Vdekjet si këto duhet t i kthejmë në mbështetje solidare te njeri tjetri, sepse nuk kemi kë tjetër, përveç vetes sonë, sepse forcat e bashkuara të territ kurrë nuk na kanë munguar dhe nuk po na mungojnë,  “rrjeta kanë vënë, e prita kanë zënë, qoftëlargu, shpirtligu, i dehuri, fatkobi, të cilët na grahin dhe na dërdëllisin! kështu e kishte shprehur protestën e tij poeti i ri hungarez, Adi Endre në poezinë e tij “Dielli i kuq”, të cilën e kishte shkruar në burg, përafërsisht, në moshën e Astritit tonë. Edhe Migjeni ynë, në moshën e Astritit ia kishte drejtuar mallkimin, “ me grushin e tij thatanik Malit që s bëzan” por mali kishte heshtur dhe në heshtje kishte qeshur… Edhe poeti, Fazli Graiçevci, në moshën 28-29 vjeçare ishte vrarë në Burgun famëkeq të Prishtinës, ashtu sikur  një vit para tij ishte vrarë edhe mësuesi, Shaban Shala. Po në Burgun e Prizrenit forcat e territ kishin vrarë edhe profesor, Xhemajli Berishën. U vranë në CZ-në famëkeqe të Beogradit, Zija Shemsiu, Abedin Bala. E gjatë, madje tepër e gjatë  është lista e shqiptarëve liridashës, që nuk kanë arritur të dalin gjallë nga burgjet. Kujtojmë me këtë rast, veprimtarin, politikanin dhe filozofin shqiptar, Ukshin Hoti, vrasjen e  Besnik Restelicës, Januz Zenelit, Enver Topallit, Ahmet Hoxhës, Cen Dugollit, Xhavit Hazirit dhe vrasjen e qindra të burgosurve të tjerë shqiptarë.  Por burgjet as kanë folur as flasin. Aty gjithçka mbytet në heshtje. Aty, vdekja denbabaden ka qenë dhe është memece, edhe pse e pranishme si hije e zezë në çdo skutë, në çdo qeli e kthinë…

Të besojmë dhe të shpresojnë që Astriti të jetë shqiptari i fundit, martiri i fundit  që u nda dhunshëm nga jeta, në qelitë e zeza të burgut…

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …