RKL

RKL: Avokatja e kolaboracionistëve të Serbisë, kërkon përmendore edhe për ata që pretendon se i ka vrarë UÇK-ja

Avokatja e dëshmitarëve të mbrojtur, e cila  luan rolin e të mbrojturës për vete dhe e atyre që konsideron se i ka vrarë UÇK-ja,  ka shprehur “shqetësimin” e saj, pse në sheshet e qyteteve të Kosovës ka statuja të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk ka asnjë për kujtimin e viktimave të civilëve shqiptarë.

Kjo avokate, duket se nuk e di numrin e viktimave dhe martirëve shqiptarë të cilët  i ka vrarë Serbia, sepse nuk merret me atë temë as me atë numër, as i intereson kjo, sepse ajo paguhet për të tjera punë. Ajo thotë: Mjafton të bësh një shëtitje në shumicën e shesheve në Kosovë dhe të shohësh statujat e ngritura për anëtarët e UÇK-së, por dhe të vësh re se ka vetëm pak që kujtojnë viktimat civile, ndërsa nuk ka asnjë ku që të kujtojë viktimat e ngjarjeve, ku ushtarët e UÇK-së kanë qenë kryesit.”

Kjo farë avokateje, e cila paguhet me paratë e Gjykatës Speciale dhe jo nga familjarët e “viktimave”

mund të kërkojë t iu ngrihen monumente edhe kriminelëve të Milosheviqit, ashtu sikur edhe veglave të tij shqipfolëse në Kosovë, por populli i Kosovës, nuk ka duruar as do të durojë kurrë t iu ngrehë përmendore bashkëpunëtorëve  të kasapit të Ballkanit, sepse me një veprim të tillë fyhet gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve të kombit.

Zonja avokate, ka shëtitur në Prishtinë po nuk i ka parë  qindra metro të gjata panot në qendër të kryeqytetit, ku janë afishuar fotot e mijëra të  zhdukurve ende të pagjetur. Edhe nëse i ka parë, nuk ia kanë bërë përshtypje, sepse ajo e ka hallin e  atyre që i konsideron “ viktima të UÇK-së” dhe sipas rezonit të saj atyre u dashka  t’ iu ngrihen përmendore përballë heronjve dhe dëshmorëve të kombit. (!)

Zonja avokate nuk e di se vetë anëtarët e familjeve, të cilët pretendojnë se i ka vrarë UÇK-ja, kurrë nuk do të pranonin të ndërmerrnin një veprim të tillë, në radhë të parë, sepse pavarësisht dhembjes që ndiejnë për të dashurit e tyre të humbur aksidentalisht, ende të paverifikuar se kush i ka vrarë, sepse ende nuk ka përfunduar gjyqi kundër tyre, nuk do të lejonin të iu ngriheshin përmendore në sheshe qytetesh,  ndërsa kujtimin për ta ata e kanë manifestuar duke u ngritur pllaka në varrezat familjare.

Dihet botërisht se në Prishtinë por edhe në ndonjë rast tjetër, ka përmendore edhe për personalitete, për të cilët pretendohet se i ka vrarë UÇK-ja, por nuk ka fakte konkrete, as familjarët nuk janë të bindur qind për qind se ata i ka vrarë UÇK-ja. Ky rast ka të bëjë me ata që janë vrarë deri në demobilizimin e UÇK-së në gusht të vitit 1999.

Kjo avokate dhe ndonjë nga soji i tillë, mund të  kërkojë t’ iu ngrihen përmendore edhe xhelatëve serbë, të cilët i ka vrarë UÇK-ja, në emër të ndonjë “humanizmi morbid” dhe të çoroditur. Në aneks të pretendimeve të avokates, kundër pranisë, sikur thuhet shumë të  “madhe” në numër të personaliteteve të UÇK-së janë deklaruar edhe bijtë e bijat e ish regjimeve jugosllave, madje ka prej rodit të tillë, që shprehen publikisht edhe kundër Shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë, sepse ai e paska vendin në Skënderaj po assesi në Prishtinë, në kryeqytet  vend i cila  qenka i rezervuar vetëm për figura “madhore” sikur është Ibrahim Rugova, e sa e sa të tjerë, por ende jo Adem Jashari, Hamëz Jashari, Fehimi Lladrovci e personalitet më meritore të kombit dhe pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …