RKL: Burri i kryetares Vjosa, Prindon Sadriu e ndien veten kryetar të Kosovës, me faktin se gruaja e tij është kryetare

RKL: Burri i kryetares Vjosa, Prindon Sadriu e ndien veten kryetar të Kosovës, me faktin se gruaja e tij është kryetare

Prindon Osmani u bë i njohur, kur bashkëshortja e tij, Vjosa Osmani me mbështetjen e Vetëvendosjes e veçmas të Albin Kurtit fitoi në zgjedhjet e shkurtit, dhe  kuptohet, sipas pazarit politik mori postin e Presidencës.

Prindoni prej asaj kohe, ka filluar të tregojë muskujt, duke e ndier veten, burrë mbi burrat, meqë është burri i Vjosës kryetare,  e cila kishte tradhtuar partinë që e kishte lindur,  e kishte rritur, e kishte bërë lidere,  ndërsa ajo kishte lidhur “kurorë politike” me Albin Kurtin, kundërshtarin më të pakursyer të LDK-së.

Prindoni i trimëruar nga pozita e nuses së tij, e cila sipas postit është edhe kryekomandante e FSK-së, merr pjesë në aktivitetet e kësaj force, hapareshet para medieve, vesh uniformat e oficerëve, pa qenë kurrë oficer, pa qenë kurrë luftëtar i lirisë, ashtu sikur nuk kanë qenë kurrë ministri i Mbrojtjes, shqiptaro norvegjezi, Armend Mehaj, mbase i martuar me norvegjeze, dhe Albin Kurti dhëndër  norvegjez, apo Donika  Shvarc, nuse gjermane.

Këta dhëndurë të grave të njohura, që aktualisht qeverisin Kosovën, nuk përmbahen nga deklaratat e forta, ndërsa në këtë mes dallohet Prindoni, i cili madje edhe kërcënon deputetet që flasin për të dhe Vjosa Osmanin, duke u mbështetur në fakte e të dhëna të argumentuara.

Ja dy shembuj që ilustrojnë veprimet mujshare e “trimoshe” të Prindon Osmanit, pardon, Prindon Sadriut.

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka denoncuar sot për kërcënim, Prindon Sadriun, burri me kurorë i kryetares së Kosovës, Vjosa Osmani. Para deputetëve, ajo ka treguar se bashkëshorti i kryetares e ka kërcënuar,  vetëm pse në seancën e kaluar ka folur në Kuvend për të hyrat prej mbi 70 mijë euro që familja presidenciale merr nga buxheti i Kosovës dhe për blerjen e shtëpisë në lagjen më luksoze të Prishtinës Marigona Hill. Zejnullahu ka ftuar mediat që ta verifikojnë pasurinë e familjes presidenciale në Agjencinë Kundër Korrupsionit për ta parë a është ashtu siç e ka denoncuar ajo, sepse të dhënat janë publikuar nga AKR-ja.

Edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu, është kërcënuar përmes një letre nga Prindon Sadriu. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo ka thënë se kërcënimi ka të bëjë me padi civile, nëse nuk kërkon falje për disa deklarata të saj. “Para disa ditësh në postën time në Kuvend më kishte ardhur një zarf, ku shkruhej se ishte dërguar nga presidentja Vjosa Osmani. Pasi e hapa për çudi brenda nuk ishte shkresa nga presidentja, por një letër e pa nënshkruar e Prindon Sadriut. Letra që ma kishte dërguar me emër të presidentes përmbante një kërcënim për padi civile. Arsyeja e përmendur ishte se unë në një prej televizioneve paskam deklaruar se ai ishte ambasador me korrespodencë dhe se nuk rrinte në Shkup dhe udhëton çdo ditë dhe se atë ambasador e bëri bashkëshortja e tij”, ka thënë Musliu.

Prindonit i takon ta mbrojë nusen, sikur i takon çdo burri, por kur gruaja ka pozitë qeveritare e pushtetarë mbi burrin, atij nuk i takon të merret me Presidencën, sepse ajo nuk është pronë private, apo pajë nusërie që i ka sjellë bashkëshortja, por është institucion i vendit, që ka detyra dhe obligime të caktuara sipas Kushtetutës, nuk kanë fare detyre shtetërore si  burri i kryetares, apo grua e kryetarit.

Ato marrëdhënie janë të një natyre tjetër dhe kurrsesi nuk paragjykojnë burrin protektor, sikur po paraqitet me naivitet  prepotenti, Prindon Sadriu-“Osmani”.

Kërcënimet e tij drejtuar dy deputeteve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e opozitës, dëmtojnë në radhë gruan e tij kryetare, e cila  do të duhej ta bënte “zap” burrin,  duke i treguar se është vetë ajo që mbrohet meqë ka mbrapa kryeministrin, ministrin e Mbrojtjes, ministrin e FSK-së, që e mbrojnë në çdo  çap  të saj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …