Helmimi i opinionit përmes medieve, në Kosovë ka vazhduar edhe pas luftës, kur gazetarët, analistët dhe disa nga “intelektualët” shqiptarë, të cilëve iu kishte rrëshqitur nën këmbë toka e Atdheut, gjatë kohës së luftës së UÇK-së, u rikthyen “ngadhënjimtarë” pas kordonëve ushtarakë të NATO-s, në korrik-gusht të vitit 1999, ndërsa që disa të vetëshpallur të vdekur e të vrarë nga regjimi i Milosheviqit, u “ringjallen” dhe u kthyen në Kosovë, duke anatemuar UÇK-në, e cila iu kishte prishur disa nga çerdhet, po jo edhe strofujt e shumtë, ku ata me decenie të tëra i kishin çelur vezët e tradhtisë dhe bashkëpunimit me pushtuesit serbë e sllavë.>>>
Kritika dhe anatema kundër luftës së UÇK-së kishin drejtuar dhe drejtojnë aktualisht, sidomos: Baton Haxhiu, Veton Surroi, Shkëlzen Maliqi, Bajrush Morina, Migjen Kelmendi, Jeta Xharra, Nexhmedin Spahiu, e disa të tjerë, ish kuadro e zyrtarë jo vetëm mediatikë të Kosovës, por edhe funksionarë dhe “persona” me ndikim sidomos në lidhjet e tyre të fuqishme me UNMIK-un dhe shërbimet e shumta të huaja, të cilat asokohe u instaluan në Kosovë. Koha më vonë do të tregojë se ata, asnjëherë nuk i ndërprenë kumbaritë e tyre me ish-padronët e Beogradit.
Pas luftës, ata filluan helmimin e opinionit liridashës të Kosovës. Fillimisht këto çerdhe të horrave rifilluan punën në mediet e tyre, që nuk kishin pësuar asnjë dëm nga lufta dhe përpjekjet e tyre të para bëheshin me qëllim për të mbjellë konfuzion, se Kosovën e kishte çliruar NATO-ja, se Rugova ishte udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, se UÇK-ja kishte qenë një organizatë luftarake, e cila kurrë nuk ishte ngopur me bukë e me rroba dhe lërë më të kishte luftuar Serbinë, se luftëtarët e UÇK-së po kryenin krime fashiste kundër serbëve të mbetur në Kosovë, sikur kishte shkruar Veton Surroi, dhe shkrime të natyrës së tillë, të cilat gjenin mbështetje të fuqishme nga administrata e UNMIK-ut.
Pretendimet e disa intelektualëve për kundërvënie gënjeshtrave dhe demonizimit të tillë të luftës, u dënuan në radhë të parë nga një segment i kreut politik të luftës, i cili kishte filluar të transformohej, sipas kërkesave të administratës ndërkombëtare.
Duke gjetur një terren të përshtatshëm për veprim, duke pasur përkrahjen pa rezervë të UNMIK-ut dhe të administratave të huaja, të cilave u shërbenin po aq besnikërisht, sa iu kishin shërbyer edhe formacioneve të ish regjimeve jugosllave e serbe, ata, arritën ta helmojnë opinionin me gënjeshtra, duke drejtuar gishtin drejt ish ushtarëve të UÇK-së, për të gjitha krimet, plaçkitjet, vjedhjet, e paudhësitë që i bënin keqbërësit kudo në Kosovë, në vitet e para pas luftës.
Në të gjitha mediumet me ndikim në publik u rikthyen ish-gazetarët e redaktorët, që kishin diferencuar intelektualët liridashës gjatë viteve të robërisë. OSBE-ja themeloi Zyrën e ashtuquajtur të Komisarit të Medieve të Pavarura në Kosovë ku vazhduan punën edhe ata shqipfolës, që i kishin shërbyer regjimit të Milosheviqit dhe të cilët kishin pranuar dhe kishin punuar nën masat e dhunshme. Disa nga ata që konsideronin se ishin “të rrezikuar” personalisht i ruante KFOR-i e më vonë policia e UNMIK-ut. Të tillët konsideroheshin të rrezikuar nga UÇK-ja, edhe pse ajo ishte shpërbërë.
Në kushte dhe rrethana të tilla, kreu i luftës, i cili tashmë ishte instaluar në Prishtinë dhe po bënte lëshime pas lëshimesh, nuk tregoi asnjë interesim për fuqizimin e medieve të luftës, përkundrazi bëri përpjekje t’i shuajë e t’i diskreditojë, për shkak të një segmenti kundërvënës, që nuk pajtohej me rrënimin, që qysh atëherë kishte filluar t’ iu bëhej vlerave të luftës, sidomos me rastin e transformimit të UÇK-së, pa asnjë kusht, që do të lidhej me pavarësinë e Kosovës, apo krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Në kohën kur kreu i luftës po copëzohej, meqë të gjithë nuk bëheshin dot kryeministra, ministra e deputetë, ata u ndanë dhe u degdisën në shumë parti, ku tashmë luftojnë dhe duan t ‘ia nxjerrin sytë njëri-tjetrit, jo për Kosovën por për pushtetin.
Në kushte dhe rrethana të tilla, në gazetarinë shqiptare të Kosovës u rikthye fryma e dikurshme e diferencuesve ideopolitikë, ndërkohë që në krye të medieve u postuan gazetarët dhe redaktorët e kohës së regjimeve vasale e mercenare të Ali Shukriut, Dushan Mugoshës, Rrahman Morinës e Azem vllasit. Në RTK u kthye sërish, diferencuesi me damkë i intelektualëve liridashës, ish drejtori i RTP-së, Agim Zatriqi, në TV 21 ish diferencuesit e RTP-së. Koha Ditore e Veton Surroit, që nuk e kishte ndërprerë botimin as gjatë kohës së luftës, meqë ishte e regjistruar në Beograd, tashmë ishte bërë kompani dhe kishte themeluar edhe KTV-në, ndërkohë që gazetarët dhe redaktorët e luftës së UÇK-së, “Kosova e Lirë” dhe “Zëri i Kosovës” në fillim edhe Kosovapress, u anashkaluan dhe ata u detyruan të “luftojnë” për ekzistencë. Shkëlzen Maliqi dhe Baton Haxhiu, të cilin e kishte përzënë nga Koha Ditore, Veton Surroi, themeluan gazetën Ekspress e më vonë TV Klan Kosova, ndërsa ish-diferencuesit dhe distributorit të programeve të Beogradit për “Nova Godina”, ( versionet shqip) në Kosovë, në vitet 90, Migjen Kelmendit iu dha licenca për TV-në të quajtur “Rrokum”, gazetën, “Java” e kështu me radhë. Pas luftës filloi botimin në Kosovë edhe “Bota sot” e cila luftën e vetme dhe pa kompromis e kishte drejtuar kundër kuadrove të luftës së UÇK-së dhe përgjithësisht kundër tërë trashëgimisë revolucionare e liridashëse të Kosovës. Kjo gazetë e LDK-së, për disa vite u financua nga Buxheti i Kosovës dhe u shpërnda falas me qëllim të propagandimit kundër luftës së UÇK-së. Madje nga buxheti i Kosovës janë paguar edhe sa e sa dënime për sharje, shpifje e gëjeshtra të kurdisura nga gazetarët e redaktorët e kësaj gazete. U shua “Rilindja” (Bujku) vetëm sepse në mesin e redaktorëve u pranuan në punë disa nga gazetarët e luftës së UÇK-së. Ky ristrukturim i ish nomenklaturës mediale të Kosovës, çuditërisht pati dhe vazhdon ta ketë përkrahjen e Kuvendit të Kosovës, Kryeministrisë dhe të shumë krerëve të luftës, të cilët tashmë kanë përjashtuar, apo kanë lënë tërësisht anash, sidomos mediet e themeluara në kohën e luftës nga SHP i UÇK-së.
Në kushte dhe rrethana të luftës së brendshme për pushtet u shpërbë Lëvizja Popullore e Kosovës dhe u mbyll “Zëri i Kosovës”, revista e vetme opozitare shqiptare, e drejtuar kundër regjimit serb për vite të tëra.
Në kushte dhe rrethana tejet të vështira mbijetoi “Epoka Re”.
Duke qenë kështu, duke lejuar të krijohet një skenë e tillë mediale, uniforme, postkomuniste në brendi dhe me fasadë demokratike, horrat dhe spiunët e Serbisë, nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar, tashmë 13 vjet pas luftës e quajnë çerdhe të horrave. Të burgosurit politikë i quajnë argatë të Serbisë, luftëtarët e UÇK-së i quajnë terroristë, veprimtarët e SHIK-ut i quajnë spinë, (po ashtu të Serbisë), ndërsa shqiptarë të ndershëm dhe të vërtetë, sipas tyre janë vetëm ata që flasin e shkruajnë gegenisht, ( të njohur në kohën e Serbisë si “posteni shqiptari”), ata që luftojnë kundër idesë së bashkimit kombëtar, ata që alfën dhe omegën e angazhimit të tyre e kanë diskreditimin e vlerave autentike kombëtare, duke vënë në dyshim dhe duke etiketuar të gjitha personalitetet e njohura kombëtare, duke bërë fushatë mediale, (sidomos në RTK), kundër gjuhës standarde, fushatë pro krijimit të kombit hibrid kosovar, fushatë kundër besimit islam të shqiptarëve e fushata të tjera në esencë antikombëtare, antifetare dhe antimorale.
Ne, nuk jemi befasuar asnjëherë kur horrat titistë e rankoviqistë na kanë etiketuar, sipas recetave serbe, nuk befasohemi as sot, kur përditë shohim me sy e dëgjojmë me vesh 10 apo 15 horra gazetash dhe televizionesh, të cilët blasfemojnë vlerat morale dhe kombëtare, sepse tekefundit kjo është liria e shprehjes dhe mendimit, por është befasues, i panatyrshëm dhe antidemokratik fakti, që vetëm këta 10-20 horra të jenë të pranishëm, në tragete e markete të faqes së zezë të RTK-së, të cilën e financon buxheti i Kosovës nga taksapaguesit e vendit. Kosova ka mijëra intelektualë në nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar, ka mijëra doktorë shkencash e intelektualë të dëshmuar, dhe vetëm Prishtina ka qindra të tillë. Ndërsa, për çdo problem, debat, koment në RTK prezantohen: Azem Vllasi, Jusuf Buxhovi, Halil Matoshi, Migjen Kelmendi, Jeta Xharra, Baton Haxhiu, Bajrush Morina, Mazllum Baraliu, Ismajl Hasani, (disa emra të panjohur madje në lagjet e tyre, por që tregojnë zell për të sharë e për të fyer gjuhën standarde) e shumë të tjerë, që të gjithë ish-regjentë besnikë të regjimeve okupatore sllave.
Natyrisht, se me rastin e përzgjedhjes së atyre, që duhet të ftohen në debate nga redaktorët e RTK-së, nganjëherë nuk mungojnë as intelektualët e vërtetë, por raporti i “forcave” është dy apo tre nga çerdhet e horrave, dhe një nga pala tjetër e domosdoshme për debat, sidomos për debatet lidhur me diskreditimin e standardit të gjuhës shqipe tema e preferuar “targetantit” mutandis të RTK-së.
Çuditërisht, kjo njëanshmëri e tejshprehur, ky klan i faqes së zezë dhe jashtëqitjeve të kombit, pranohet si diçka normale nga financuesit e medieve, edhe pse është vështirë të besohet se ata pajtohen me prezantime të tilla sterotipesh të shtrydhur e të klonuar të ish regjimeve. E tmerrshme është nëse ata pranojnë këtë gjendje, edhe nëse janë të shantazhuar me qëllim për të krijuar mediume, që pretendojnë ta pastrojnë trurin e shqiptarëve nga përmbajtjet kombëtare.
Por, ja që Kosova është vendi i paradokseve, vendi ku bëjnë eksperimente dhe plane për shkombëtarizim shtetet e ndryshme të Evropës dhe të botës, vendi i shqiptarëve, ku kanë derdhur gjakun rrëke për liri qindra e mijëra liridashës, dhe vendi mbase i vetmi në botë ku lejohet të fyhet e shahet ai gjak. Lejohet që një tip, madje për koincidencë natyre, me fytyrë tipike të Judë Iskariotit, të zgërdhihet me një mimikri majmune, duke sharë e duke fyer patriotizmin shqiptar dhe duke e quajtur azil, apo çerdhe horrash, para një fytyrë-derri, që udhëheq një emision të horrave, duke etiketuar patriotët liridashës dhe ata që i sollën liri këtij vendi të shtypur e të shfrytëzuar me shekuj të tërë. Natyrisht se nga ky soj fytyrë derrash e fytyrë langonjsh, mendje-robëruar, nuk pritet diçka tjetër, sepse margaritarët e lirisë, këta i përlajnë me turi, sipas kodit të tyre gjenetik. Andaj këta gojështhurur dhe sharës të patriotizmit edhe sot kanë frikë nga emri i SHIK-ut, nga UÇK-ja, nga veteranët e luftës, kundër të cilëve edhe kanë protestuar, por kurrë nuk patën frikë nga OZNA, UDB-ja, BIA e makineritë kriminale të Titos e Milosheviqit.