Konjufca i Vetëvendosjes ka akuzuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit

RKL: Cila është arsyeja e vërtetë e vajtjes në Hagë të kryekuvendarit Konjufca për të vizituar “zyrtarisht” krerët e pranguar të UÇK-së

Vizitat e familjarëve, miqve, veprimtarëve e pushtetarëve në Hagë, me qëllim për të vizituar tetë të arrestuarit, që po mbahen padrejtësisht në burgun e Gjykatës Speciale, në radhë të parë do të thotë se të gjithë këta e të gjithë ne  që do të dëshironim të shkonim,  jemi mësuar tashmë  me këtë realitet të ri, por edhe jemi adaptuar me rrethanat. Këtë fenomenin e adaptimit pacifist e kemi në gjene, si çdo popull që është mësuar me robërinë.

Në nëntor të këtij viti bëhen dy vjet qyshkur janë arrestuar katër nga krerët kryesorë të SHP të UÇK-së dhe ende nuk ka filluar as pritet të fillojë gjykimi. Ata po  mbahen në paraburgim, si të pandehur, me të drejta të kufizuara, për shkak të paragjykimeve nga krerët e Gjykatës Speciale, sepse por të liheshin në arrest shtëpiak do të arratiseshin, do të ndikonin mbi dëshmitarët dhe do t i vrisnin ata, sikur paragjykohet nga Prokuroria e kësaj  gjykate, një etnike, raciste e pse jo edhe fashiste, njëjtë si gjykatat  e djeshme dhe të sotme të Serbisë, kur janë në pyetje shqiptarët.

Sot kryekuvendari, Glauk Konjufca, qëndron në  Hagës për t’u takuar me ish-krerët e UÇK-së.  Ai ka konstatuar se institucionet e Kosovës nuk janë të kënaqura me zvarritjet e procesit kundër ish-komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, thekson Konjufca, duke u përmendur madje edhe emrat, ndoshta me lejen e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Kjo deklaratë mujshare e prepotente e Glauk Konjufcës, tregon më së miri raportin dhe mendësinë  që ka ai me të burgosurit e Gjykatës Speciale.  Duke qenë tani në krye të Kuvendit, ai i jep vetës të drejtë të tregohet si njeri që ka edhe përgjegjësi për të gjithë qytetarët, madje edhe për ata në Hagë, me qëllim për t iu treguar se kush i udhëheq institucionet dhe kush iu del zot atyre institucioneve, pavarësisht qëndrimit të tij individual me të paraburgosurit.  Konjufca, Kurti as zonja Osmani nuk kanë bërë të ditur se kanë ndërruar diçka në qëndrimet e tyre, por ja që e do puna e pozita e pushtetarit “të drejtë e të përgjegjshëm” të interesohet për të gjithë qytetarët.

Konjufca, mendon se do të përfitojë politikisht me këtë vizitë, pikërisht në kohen e acarimit të marrëdhënieve të veteranëve të UÇK-së me institucionet qendrore, por vizita e tij pikërisht në këtë situatë, nuk do të thotë se ai ka një qëndrim më liberal ndaj UÇK-së dhe krerëve të saj. Ai asnjëherë deri tani nuk është distancuar nga Albin Kurti e Vjosa Osmani, që janë betuar se kurrë nuk do të përmendin as emrat e tyre. Edhe ai me rastin e publikimit të lajmit për vizitën e sotme ka thënë se po shkon t i vizitojë “zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli”.

Konjufca mbase edhe do të takohet me të gjithë të arrestuarit e  të dënuarit, por asnjë dobi nuk do të kenë asnjëra palë, sepse  kjo është vizitë, në përpjekje për të mbuluar atë që mbulohet dot, vizitë për favore politike, vizitë për mendje të madhe, prepotencë e naivitet, pasi dihen mirë qëndrimet politike të Kurtit, Osmanit e Konjufcës në raport me krerët e luftës, veteranët dhe UÇK-në në përgjithësi.

Të tregosh interesim institucional për krerët e UÇK-së në Hagë, pas një viti e gjysmë qeverisje, kjo nuk do ndonjë koment.

Të injorosh të drejtat elementare, legjitime njerëzore të veteranëve për të gëzuar atë që e gëzojnë në çdo shtet të botës, të përpiqesh të shkaktosh përçarje në mesin e tyre, të injorosh vendimet paraprake të komisioneve qeveritare, dhe pastaj të shkosh në Hagë sa për sy e faqe, këtë nuk e bëjnë njerëzit e mençur as të ditur. Këtë e bëjnë naivët, fodullët, mujsharët, papagajtë e politikës.

Vizita e Konjufcës  në  Hagë është si ajo fjala e popullit: Shko e eja si Adem Peja, qoftë edhe me nëntekstin historik, në rrethanat kur është krijuar kjo thënie. 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …