Vesel Latifi, Sekretar krahinor për gjyqësi, ( ministër i Drejtësisë), kuadër besnik i RSFJ-së
Aktiviteti gjurmues e hulumtues që ka zhvilluar dhe po zhvillon Radio-Kosova e Lirë dhe luftëtarët e lirisë në drejtim të diskreditimit të politikave poltrone, antikombëtare, është thelluar sidomos në gjurmimin dhe zbulimin e fakteve e argumenteve, të cilat hedhin dritë mbi aktivitetin antikombëtar të komunistëve shqiptarë e shqipfolës, kundër kërkesës për Kosovën Republikë dhe kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. (Deri tani janë grumbulluar disa mijëra faqe materiale, dokumente shkrimore, aktakuza të ngritura kundër shqiptarëve liridashës, fakte dhe dëshmi gojore, dëshmi të publikuara në shtypin ilegal të kohës… Në këtë fejton të gjatë, do të prezantohen mijëra emra të bashkëpunëtorëve, gjithnjë të faktuar me të dhëna relevante dhe mijëra faqe faksimile nga proces-verbalet e mbledhjeve të mbajtura të komunistëve nëpër komitete komunale deri ne kreun komunist të vendit.)
Duke qenë se recidivet e asaj politike, sot, në kushte dhe rrethana të reja po mbrohen nga bijtë e bijat e po atyre komunistëve denoncues, shumica syresh tashmë të vdekur, apo të tillë që janë buzë varrit, duke qenë se liria e Kosovës po rrezikohet nga mendjet e tilla retrograde dhe nga bashkëpunimi, që ata kanë pasur dhe kanë me shërbimet sekrete serbe dhe me të gjitha shërbimet e huaja, duke qenë se të tillët, jo vetëm që nuk janë ndëshkuar për veprat e tyre të liga kundër kombit e Atdheut, por janë rikthyer në punë e aktivitete në të gjitha institucionet e vendit, është e rrugës, që të paktën, me gjuhën e fakteve, me dokumente e argumente të kohës, me vetë dëshmitë e tyre, të dalin në dritë të vërtetat, jo për të diskredituar familjet e tyre, por ata vetë, pse jo edhe familjet që nuk kanë bërë, as pranojnë të bëjnë “diferencim moral familjar” për veprat tradhtare të baballarëve apo të afërmve të tyre, ashtu sikur kanë ushtruar dhunë e mizori baballarët e tyre kundër bashkëkombësve, duke i izoluar e duke i “leçitur” prej vitit 1945 e deri në qershor të vitit 1999.
Kreu i kolaboracionizmit në Kosovë është fuqizuar me përkrahjen dhe marrjen e tyre nën mbrojtje, përnjëherë pas luftës, fillimisht nga UNMIK-u, nga EULEX-it, pastaj Dik Marti, (Dodik Martinoviq, zviceran me origjinë të hershme serbe) dhe qarqet e njohura antishqiptare. Mjaft prej tyre janë dëshmitarë të mbrojtur të EULEX-it dhe Tribunalit të Hagës. Ata tashmë po luftojnë me çdo kusht që të krijohet një tribunal ndërkombëtar kundër UÇK-së, me qëllim të diskreditimit të luftës sonë çlirimtare dhe rehabilitimit të regjimeve pushtuese në emër të “heqjes dorë nga e kaluara” dhe rikthimit të kohës së bashkëjetesës, kohës së bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me serbë dhe sllavë. Kreu i kolaboracionizmit aktual në Kosovë disponon një forcë masone, mediale të përkrahur fuqimisht nga qarqet e njohura antishqiptare, ka në administrim disa portale, TV e gazeta dhe mban lidhje direkte e indirekte me Beogradin zyrtar. Pikërisht kjo luftë mediale e mbetjeve kolaboracioniste në Kosovë, si dhe mungesa e ligjit për lustrim, paaftësia apo injorimi i hapjes së dosjeve të kohës së regjimit okupator, ka bërë që Radio-Kosova e Lirë, me përkrahje të veteranëve të UÇK-së dhe ish-të burgosurve politikë, të kërkojnë, të nxjerrë në dritë fakte e dëshmi të kolaboracionistëve të djeshëm të sotëm.
Liria dhe pavarësia e Kosovës ka nevojë të lahet e të lustrohet nga idiotizmi dhe kolaboracionizmi i së kaluarës dhe i së tanishmes, ka nevojë të pastrohet dhe të dihet mirë kush ka bashkëpunuar dhe kush ka denoncuar, kush ka vrarë demonstrues, kush i ka rrahur dhe i ka maltretuar ata, kush i ka shantazhuar, diferencuar dhe kush i ka izoluar familjet e tyre.
Adresa e Radios-Kosova e Lirë është e hapur për të gjithë ata që ofrojnë fakte e argumente të shkruara, por edhe gojore e argumente të tjera relevante, me qëllim për ta denoncuar politikën antikombëtare dhe antishqiptarë të kolaboracionistëve jugosllavë.
Në këtë fejton, do të afishojmë të gjitha materialet, faksimilet, shkrimet e kohës, proces-verbalet e mbledhjeve të komunistëve, denoncimet verbale dhe të gjitha faktet e argumentet e tjera relevante, që hedhin dritë mbi të vërtetën, me qëllim për të mos e harruar të kaluarën nga e cila kemi ardhur në të sotmen, në rrugë gjithnjë të mundimshme dhe me plot pengesa drejt së ardhmes. Kohë pas kohe do të botohen edhe shkrime autoriale të kolaboracionistëve të caktuar kundër “nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë”, kundër UÇK-së dhe kundër vlerave të luftës, për të parë dhe për t u bindur në veprimtarinë e tyre të zezë antikombëtare.
- Vesel Latifi. Sekretar krahinor për gjyqësi, kundër besnik i RSFJ-së.
Prej vitit 1981 e deri në abrogimin e autonomisë së Kosovës, Vesel Latifi, në cilësi të Sekretarit Krahinor për Judikaturë ka ushtruar një ndikim diskriminues kundër të gjithë të burgosurve politikë shqiptarë, duke kërkuar dënim maksimal për të gjitha veprat të kualifikuara si vepra penale kundër rendit kushtetues të RSFJ-së. Ai, sipas detyrës zyrtare ka rikthyer në rigjykim disa aktvendime të gjykatave, kur ka konsideruar se ato kanë shqiptuar dënime të ulëta apo të mesme për vepra penale, sikur thuhej, të orientuara kundër regjimit në Jugosllavi. Ka ndërruar nga vendi i punës gjykatësit, për të cilët ka konsideruar se janë oportunistë dhe jo sa duhet të rreptë kundër nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë. Po ashtu me urdhër të tij, mijëra të burgosur politikë shqiptarë janë depërtuar nëpër burgjet e Serbisë, në Bosnje e Hercegovinë, në Kroaci, Vojvodinë, Slloveni dhe në Mal të Zi, me qëllim që ata të jenë sa më larg Kosovës, me qëllim që familjeve të tyre t’u pamundësohet vizita e rregullt mujore. Nuk ka marrë në shqyrtim as nuk ka pranuar të përgjigjet me shkrim në asnjë ankesë të të burgosurve shqiptarë, qofshin ato kërkesa individuale apo grupore.
Në nëntor të vitit 1986 pasi që në cilësi të Sekretarit Krahinor për Jurisprudencë, kishte vizituar disa burgje në Vojvodinë, ku po mbaheshin në burg të rëndë shumë të burgosur shqiptarë qysh nga viti 1981, kishte qortuar autoritetet e disa burgjeve për liberalizim të tepruar dhe për qëndrim jo sa duhet të rreptë kundër nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë, meqë në bisedë me ta konsideronte se nuk i kishin reviduar qëndrimet e tyre. Në burgun e Suboticës, kishte qortuar haptas para të burgosurve shqiptarë e të tjerë drejtorin magjar, Hegyi Bella se ishte tepër i butë dhe nuk kishte ushtruar detyrat që parashiheshin për ndërrimin e qëndrimeve të të burgosurve politikë. Për më tepër ai nuk kishte përcjellë në Prishtinë ankesat e tyre, meqë ishte autoritet numër një i “Drejtësis” së Kosovës. Kjo, sipas Vesel Latifit kishte qenë e papranueshme. Ai ishte sjellë me arrogancë, në kërkesat e disa të burgosurve për t’i kthyer në burgjet e Kosovës, duke u bërë me dije se Jugosllavia është atdheu edhe i të gjithë shqiptarëve, po ashtu edhe i të burgosurve dhe cilido burg në Jugosllavi është i njëjtë me burgjet në Kosovë.
Duke mos pranuar të përgjigjej në pyetjet e të burgosurve shqiptarë, kishte qortuar edhe njëherë drejtorin hungarez për mungesë të ushtrimit të autoritetit dhe për tolerancë të tepruar ndaj tyre.
Pak kohë më vonë, pasi në bisedë me drejtorët dhe personelin e burgjeve kishte kuptuar se të burgosurit lexonin shumë literaturë, ai kishte marrë vendim që të mos iu lejohet literatura në gjuhën shqipe, madje edhe çdo literaturë tjetër. Në shtator të vitit 1988, një grup të burgosurish politikë të Bugut të Novi Sadit i kishte drejtuar një letër proteste Sekretarit krahinor për jurisprudencë, dr. Vesel Latifit.
Në reagimin e të burgosurve thuhej:
Të burgosurit politikë shqiptarë në Burgun e Novi Sadit, të cilët për shtatë vjet rresht po mbanin dënimin në kushtet e burgut hetues, i drejtonin një letër proteste, nëpërmjet drejtorisë së Burgut, sekretarit të Sekretariatit Krahinor për Jurisprodencë në Prishtinë, Vesel Latifit, në të cilin thuhej:
„Kanë kaluar afro tre muaj që kur se autoritetet e burgut na kanë njoftuar me vendimin tuaj që të na ndalohet çdo libër. Duke pasur njëfarë bindje se kjo masë do të ishte e përkohshme dhe po aplikohej për arsye a një tjetër, e që për ne ishte e paqartë, prisinim të qetë fundin e saj. Është e qartë: ne u zhgënjyem, ju doni të na ndaloni punën intelektuale dhe librat. Po çfarë janë objektivat? Atë ju e dini. (Apo ndoshta doni akoma të provoni durimin tonë?!)
Sidoqoftë, ju po i shkelni me të dyja këmbët ligjet në fuqi, politikën tuaj sanksionuese të proklamuar zyrtarisht dhe vetë kushtetutën.
Ne, të dënuarit politikë shqiptarë, në mënyrë sistematike dhe në shkallë të gjerë, jemi të diskriminuar rëndë në krahasim me të dënuarit politikë në plan jugosllav.
Shkelje e ligjit, shkelje e kushtetutës dhe thyerje e konventave ndërkombëtare që i ka nënshkruar edhe vetë Jugosllavia, ka qenë gjithë procedura hetuse gjatë së cilës ndaj nesh janë përdorur mjete e metoda të egra torturuese, të denja për inkuizicionin mesjetar.
Në procesin gjyqësor, të mbyllur dhe për shumëçka të jashtëzakonshëm, ne as të drejtën e mbrojtjes e të fjalës nuk e kishim të plotë. Edhe një injorant i humbur nuk e ka të vështirë të shohë e të dallojë ndryshimin e politikës ndëshkuese, si qielli me tokën, ndaj të burgosurve të tjerë politikë shqiptarë, në njërën anë dhe ndaj të burgosurve të tjerë politikë në Jugosllavi, në anën tjetër. Kjo politikë ndëshkuese ndaj nesh ka marrë të gjtha tiparet e një politike hakmarrjeje të egër dhe të shfryrjes e të nxjerrjes së inatit. Një praktikë e panjohur gjer tani, jo vetëm në Jugosllavi, por edhe më gjerë, ka qenë dhe vazhdon të jetë hallakatja dhe degdisja masive e të dënuarve politikë të një populli nëpër, pothuaj gjithë burgjet hetuese të shtetit, për të vuajtur atje dënimin. Të vendosur me shumë vite në birucat e burgjeve hetuse kosovare dhe jugosllave bashkë me kriminelë ordinerë, hajdutë të regjur e vagabondë, bashkë me të sëmurë nervorë e mentalë (shpesh të rrezikshëm për të tjerët), bashkë me të sëmurë nga sëmundje ngjitëse, etj., në kushte jetese prej kazamatesh, ka qenë e pamundur ta ruanim shëndetin nga një shkatërrim i vazhdueshëm.
Megjithatë, mbaheshim dhe shpresonim se gjithë këto kushte të egra ishin për një kohë të shkurtër. Ta themi çiltërisht, ne nga pak edhe besonim demagogjinë se në Kosovë, gjoja s´kishte vend të mjaftueshëm, se posa të ngrihej objekti i Shtëpisë Ndëshkuese Përmirësuese në Gjurakovc (Dubravë), do të ktheheshim atje për të vazhduar vuajtjen e dënimit, sikur të burgosurit e tjerë, në vend të vet, në kushte pak a shumë normale, diku afër nivelit mesatar jugosllav, se nuk do të torturoheshin më familjet tona, duke udhëtuar me mijëra kilometra për 20 – 30 minuta vizitë, se nuk do të harxhonin nga një rrogë kosovare për çdo vizitë dhe se do të kishin mundësi, më në fund, të na vizitonin prindërit e moshuar dhe fëmijët e vegjël.
Gjithë këto fakte të hidhura flasin për të vërtetën e trajtimit tonë, jo si të burgosur të një shteti modern, por si skllevër të kohëve antike. Faktet flasin qartë për atë gjendje tonë të rëndë diskriminuese që theksuam në fillim e që në vetvete, edhe ajo nxjerr shumë të palara në shesh.
Masat tuaja të fundit për të na ndaluar librat, janë edhe një fakt tjetër i qartë që dëshmon realitetin e shëmtuar, janë edhe një mohim i të drejtave tona elementare, një shkelje e vetë ligjit, e rregulloreve të çdo burgu dhe një thellim i frymës hakmarrëse.
Shprehim kundërshtimin tonë të vendosur edhe kundër këtij vendimi absurd dhe të vendosur edhe kundër këtij vendimi absurd dhe të paligjshëm.
Kërkojmë edhe një herë me këmbëngulje që të na sigurohen të drejtat tona, si të burgosurve të tjerë në Jugosllavi e edhe të drejtën për të porositur e për të lexuar literaturë.
Në Burgun e Novi Sadit
Më 1.8.1988
Nuk disponojmë të dhëna biografike për Vesel Latifin. Të tilla nuk gjenden se në google. Pas luftës ka punuar profesor i kriminalistikës në Fakultetin Juridik. Jeton në Prishtinë.