leoni

RKL: Deputetet, Hykmete Bajrami, Ganimete Musliu, Time Kadrijaj janë tre zëra kritikë, kujdestarë, kundër abuzimeve të pushtetarëve

RKL: Deputetet, Hykmete Bajrami, Ganimete Musliu, Time Kadrijaj janë tre zëra kritikë, kujdestarë, kundër abuzimeve të pushtetarëve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është kritikja më e drejtpërdrejtë,  qoftë në Kuvendin e Kosovës, qoftë me postimet e saj të shpeshta,  në diskursin lidhur me rrethanat politike e shoqërore,  që po mbretërojnë në vend e më gjerë. Ajo, në deklarimet e saj  realiste dhe kurdoherë të argumentuara me fakte e të dhëna reale, godet atje ku duhet goditur, gjithnjë duke i ilustruar faktet me paraqitjen e dëshmive, drejtuar sidomos kundër Qeverisë, në rastet e shumta të  shkeljeve të ligjeve, abuzimeve me tenderët njëburimorë dhe skandaleve të korrupsionit, që kanë mbuluar këtë qeverisje, e cila erdhi në pushtet me kauza mashtruese dhe vazhdon të qeveris  me të njëjtat.

Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është kritike e pakursyer nga radhët e opozitës, por ajo përdor një gjuhë më të ashpër e më diskrete, në paraqitjen e saj komunikuese,  e cila nganjëherë edhe keqinterpretohet, sado që edhe kjo deputete shërbehet me fakte e dëshmi të pakundërshtueshme, por ato i manifeston me një dozë luftarake, shpeshherë të papërmbajtur. Kritikat e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu janë goditëse, pa ekuivoke, kryesisht  pa paragjykime, por të kumtuara troç, në stilin e luftëtares drenicase,  veti personale e saj, por edhe e duhur, madje edhe e domosdoshme, për rastet e caktuara.

Edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në fjalimet e saj në Kuvend ka paraqitje me përmbajtje kritike, të drejtpërdrejta, sidomos në atakimin e dukurive abuzuese dhe keqpërdorimit të pushtetit nga Qeveria, si dhe kundër deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët përkrahin unanimisht vendimet e Qeverisë, edhe kur konsiderohet mirëfilli se ato janë të jashtëligjshme dhe si të tilla dërgohen në Gjykatën Kushtetuese, ku edhe shpallen të pavlefshme.

Të tria këto deputete dallohen  nga të tjerat për paraqitjet e tyre pa mistifikime, pa ndrojtje dhe  në mënyrë diskrete, sikur bëjnë  një pjesë e madhe  e deputeteve në përpjekje për t’ u paraqitur të moderuara, evropiane, qytetare të botës.

Në mesin e deputetëve për kritika konstruktive dhe të pandërprera, drejtuar Qeverisë-Kurti  prin Maratonomaku i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili në fjalimet e tij në Kuvend, por edhe në postimet autoriale, vazhdimisht kritikon me fakte e argumente  të forta, dhe nuk lë vend   për kundërvënie, meqë në segmentet kryesore të diskursit të tij politik, është realist, serioz në qëndrime i përmbajtur dhe largpamës.

Kontrolloni gjithashtu

PDK: Kërkojmë paanshmëri dhe transparencë të plotë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen …