Dimal Basha alarmon të gjithë ata, që paskan keqpërdorur detyrën zyrtare, pas aprovimit të ligjit për konfiskim të pasurisë

RKL: Deputeti gjysmë-analfabet, në shqip, Dimal Basha, thotë: N’ Kosovë s’ kam msu as ni sen

Se  cili është niveli arsimor dhe zotërimi i gjuhës amtare i deputetit të Vetëvendosjes, Dimal basha, i njohur për gjuhë rrugaçi,   po postojmë një pasus të një bisede të tij për të parë sa gabime gramatikore bën deputet Dimali, kur flet e kur shkruan me dorë të vet:

“Kryeministri Kurti nuk mka marrë mu per shkak t shkollës s mesme. Unë nuk mujë me thanë që vlera dhe kapicetit jem intelektual është si pasojë i shkollës së mesme. Unë po të kallxoj që në shkollë të mesme, asni sen. Na kemi shku aty me fletore edhe i kemi majtë ka dy tri orë. Dy shkolla i kam kryer në Amerikë. Në New York kemi mësu edhe me shkru edhe me mendu, (!!!),  aty e kam mësu edhe filozofinë edhe me qenë mendje hapur ndaj temave të ndryshme. Na kemi ba hartime në Kosovë, dhe kur kam shku atje këto s’kanë vlejtë asgjë”.

Dimal Basha më në fund ka treguar se me sa para ka marrë shkollimin e diplomën e magjistrit në Amerikë.

“Në The Neë School for Public Engagment, është shkollë privat ku kam marrë bursë 55 mijë dollarë burs, për shkak të notave të mira që kam pasur në fakultet. Ndërsa magjistratura ka kushtuar dikun përmbi 70 mijë dollarë”, tha Basha.  (Burimi: Zëri)

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …