Shikoni si janë kapardisur “Sallahanat e Shakllabanat!.
Shikoni si parakalojnë mujsharët e barkfryrët, shikoni si parakalojnë fitimtarë nëpër rrugët e Dibrës, të gjithë buzëqeshur dhe të sigurt në fitore. Dy na ata me dy gishta përpjetë, njëri me tre gishta përpjetë, (dikur zyrtar dhe përkthyes i UNMIK-ut në Kosovë, “hulumtues” i krimeve të shqiptarëve kundër serbëve!?), tjetri dorën në xhep, syeziu, me telefonin në dorë, ashtu sikur e mbante gjithnjë kyçur në dialog me djalin e kryemujasharit në ditët e zeza të Gërdecit, një tjetër marshon me hap ushtarak, si në ditët kur partia shënonte fitore pas fitoreve. Të gjithë të gjatë e të dhjamosur, të buzëqeshur e të entuziasmuar, thuese e kanë çliruar botën.
Ja reklama e nevrikosur e mashtrimit të popullit.
Si do të duken këta mujsharë, nëse nuk i fitojnë zgjedhjet?.
Sigurisht se do të shohim një fotografi tjetër…
E çka bëjnë këta mujsharë, po nuk i fituan zgjedhjet?
Nuk hanë jo, fiq e kastraveca, sepse për të tillët iku ajo kohë. Ata hanë paranë e popullit të mjerë, sepse secili nga këta ka milionë lekë pasuri të grumbullur për bijtë e bijat për nipat e stërnipat.
Shikoni, si janë kapardisur mujsharët!
Lexoni, si i ka përshkruar dhe si i ka demaskuar i madhi dhe i pavdekshmi, Gjergj Fishta
Lexoni me kujdes!
lexoni rresht për rresht!
Lexoni me zë:
Gjergj Fishta
Ju rrugaça sallahana,
vagabonda shakllabana,
rricna t`ndyet, mikrobe të kqi
që të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè,
der kur ju, tu tallë për ne,
do t`na qelbi fis e atdhè?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini,
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m`do i shpat!
Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me `i gjysmë setre t`pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me `i komçë t`njtitme nën grykë:
pantallonat me “gjyslykë”
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t`tanë gordec e berbalec
pa ndo `i msim, pa ndonji dije,
me `i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t`gjith njerzisë…
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi “Skandërbeg”,
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n`”smoking”, tash në “bon-jour”
ju, qi dje s`kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
ke na shkoni pash e m`pash,
edhe besa me “gulash”
me “afishe” e me “sultjash”,
me “kjumshtuer” e me “ashurè”,
“kosha gjelash” si kubure,
“tarator”, “pilaf me kos”,
“mish me qepe” e “majdanos”
“shish qebap”, “brizholla viçi”,
“kunguj t`mbushum”, “kuzuici”,
“kabuni”- e “mualebi”.
Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t`Atdheut
kane ra n`luftë si shqipe t`leta,
kanë shkri gja e shpija t`veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
Përse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
n`vend qi ju me u vu n`konop,
a se brinjt m`jau zbru me shkop,
a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m`ndo `i prrue
për me shtrue ndo `i rrugë të shtetit
a me dlirë ndo `i skelë detit,
lavjerre buzësh, harru si viça
kqyrin m`ju si t`ishi ogiça,
për me u pri udhës s`qytetnisë
e me i sjellë t`marën Shqipnisë.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo `i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parsija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tiran s`po e gjeni dot,
nën kambë t`cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m`palc,
pleh i ndytë me u bartun n`shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.